OJQ Horizonti i Ri dhe Biblioteka e Qytetit shpallin THIRRJE PUBLIKE  për liderët rinorë dhe aktivistët qytetarë nga Ulqini, për të aplikuar në programin trajnues “Fuqizimi i pjesëmarrjes publike në vendimmarrje”.

Programi përfshin një cikël prej pesë seminareve njëditore dhe ka për qëllim përmirësimin e njohurive të aktivistëve rinorë për konceptin e vetëqeverisjes lokale, rolin e saj në organizimin e shtetit, pozicionin e parlamentit lokal, kryetarit të komunës dhe organeve të qeverisjes vendore – kompetencat dhe funksionet e tyre; mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve të organeve të administratës publike, qasjes në informata të rëndësisë publike e të ngjashme.

Sesionet e trajnimit do të organizohen në  YOUTH CORNER, në Bibliotekën e Qytetit.

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit të cilët me sukses kanë ndjekur programin, do të pajisen me diploma për njohuritë dhe përvojën e fituar.

Pjesëmarrësve të programit do t’u jepet mundësia të komunikojnë drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e pushtetit vendor përmes vizitave studimore, ku ata do të njihen për së afërmi me punën e organeve të Komunës. Projekti gjithashtu iu mundëson liderëve rinor të marrin pjesë edhe në kryerjen e një hulumtimi në terren, organizimin e ngjarjeve publike, prezantimeve mediatike e të ngjashme.

Fokus të veçantë në projekt do të ketë realizimi i fushatës edukativo-informuese për përdorimin e shërbimeve e-Pjesëmarrja dhe e-Peticioni “Zëri i Qytetarëve” si dhe promovimi i transparencës proaktive si një standard i administratës së mirë publike.

Të gjitha këto aktivitete janë pjesë e një projektit “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin.

Projekti financohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të konkursit publik “e-Demokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike.

Kandidatët e interesuar të marrin pjesë në këtë program, duhet të plotësojnë formën e aplikimit që gjendet më poshtë. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Afati i aplikimit është deri më 13 tetor 2019.

FORMA PËR PARAQITJE




 

AKTIVITETET E PROJEKTIT

WORKSHOPET ME AKTIVISTET RINORË

VIZITA NE KOMUNEN E ULQINIT 
Aktivistët rinorë patën mundësi që të marrin informacion të bollshëm në lidhje me mundësitë e pjesëmarrjes qytetare në procesin e vendimmarrjes, me mënyrën e realizimit të qasjes së lirë në informata, shërbimet që kryhen në Byronë për Qytetarë, etj.


Shkrimet tematike në media:
Administrata publike dhe shërbimet elektronike: NEVOJË E JETËS DHE E BIZNESIT MODERN
e-Administrata: SHËRBIMET ELEKTRONIKE EDHE PËR REGJISTRIM NË SHKOLLË