Horizonti i Ri është partner aktiv në projektin “Shoqëria Civile për qeverisje të mirë: Të veprojë dhe të Llogarisë!”, të cilin e implementon Instituti Alternativa nga Podgorica së bashku edhe me partnerët tjerë: Qendra për gazetari investigative (Podgoricë), Bonum (Plevla) dhe OJQ Natura nga Kollashini.

Qëllimi kryesor i projektit është monitorimi i pavarur i reformës së administratës publike nga organizatat e shoqërisë civile dhe dialogu me vendimmarrësit.

Në kuadër të projektit është krijuar edhe Rrjeti “Administrata jonë” me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e qeverisjes së mirë dhe rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti botohet edhe një cikël i veçantë shkrimesh investigative dhe broshuarave informuese: