Organizata e shoqërisë civile HORIZONTI I RI organizoi konferencë për media, në të cilën u prezantuan rezultatet e hulumtimit “NJOHURITË DHE QËNDRIMET E ADOLESHENTËVE PËR PROBLEMIN E NARKOMANISË”, të cilin kjo organizatë e ka realizuar në periudhën tetor – dhjetor të vitit të kaluar, në partneritet me Zyrën për parandalimin e narkomanisë të Komunës së Ulqinit.

Ky aktivitet është pjesë të projektit të gjerë PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetje të Ambasadës së SHBA në Podgoricë, përmes Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit.

Rezultatet e hulumtimitDOWNLOAD