Sot e rifilluam programin e Edukimit Bashkëmoshatarë me ciklin e dytë të workshopeve.
Ligjërues në sesionin e sotëm ishte Drejtori i shoqatës “4Life” nga Podgorica, e cila në mënyrë profesionale merret me shërimin e personave me varësi nga drogat.

Mysafir i veçantë i aktivitetit ishte zyrtari i Ambasadës Amerikane në Podgoricë, z. Gazmend Vukaj (Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit).

Programin e moderojnë trajneret profesioniste: Sabra Deceviq dhe Ardita Kokaj-Kovaci.