Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) realizon projektin “Qendra e Resurseve për Organizatat e Shoqërisë Civile – Faza II”, financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi.
Në kuadër të këtij projekti do të organizohen një sërë programesh për ngritjen e kapaciteteve, ngjarje dhe takime publike. Paralelisht, organizatat e shoqërisë civile kanë të drejtë të shfrytëzojnë shërbimet “help-desk” të CRNVO – Qendra e Resurseve për Organizatat e Shoqërisë Civile, si dhe shërbimet e qendrave lokale.

Më poshtë mund të shihni Udhëzuesin për Ofrimin e Shërbimeve, i cili jep informacion mbi shërbimet e Qendrës së Resurseve dhe qendrave lokale të resurseve, llojin e shërbimeve dhe mënyrën e përdorimit të tyre, si dhe për vlerësimin e shërbimeve dhe të dhënat e përdoruesve.

vodic shq