OJQ Horizonti i Ri filloi me implementimin e projektit “TË RINJTË E ANGAZHUAR PËR KOMUNITETIN AKTIV” të cilin e mbështet Ministria e Sportit dhe Rinisë të Malit të Zi.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është: nxitja e aktivizmit rinor në Ulqin përmes procesit të edukimit joformal, si dhe forcimi kompetencave të të rinjve për pjesëmarrje qytetare dhe ndërmarrësi.
Grupi i synuar përbëhet nga të rinj të moshës 15-18 vjeç të përfaqësuar nga kategori të ndryshme të cilat janë karakteristike për komunitetin lokal, të tilla si: përkatësia etnike, fetare, gjuhësore, etj.

Në kuadër të këtij projekti janë paraparë  këto aktivitetet:

  • Trajnimi i 25 edukatorëve të rinj për promovimin e aktivizmin rinor dhe përfshirjen e tyre në komunitetin lokal;
  • Fuqizimi i të rinjve në Ulqin me kompetencat e nevojshme sipërmarrëse, në mënyrë që të zvogëlohet shkalla e papunësisë së tyre;
  • Ngritjen zhvillimit individual dhe shoqëror të të rinjve në Ulqin
  • Inkurajimi i vetëqeverisjes lokale për krijimin e politikave rinore dhe sociale efektive në nivelin lokal.
  • Forcimi i dialogut ndërkulturor dhe kohezionit social midis të rinjve nga komunitete e ndryshme

Përmes këtyre aktiviteteve, të rinjtë do të vetëdijesohen për rëndësinë e vullnetarizmit dhe aktivizmit, mënyrat për të nisur iniciativa dhe ngjarje publike; për pozicionin e vullnetarëve dhe aktivistëve të rinj në qytet, angazhimin në zgjidhjen e problemeve, etj.