Kjo analizë u realizua në kuadër të projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit ndërkufitar IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale e Malit të Zi (CFCU). Projekti zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ “Horizonti i Ri”, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra.
Gjatë muajit maj, në Ulqin dhe në Shkodër u realizua një hulumtim me punëdhënës, drejtorë, menaxherë, pronarë të kompanive turistike, përkatësisht me persona që njohin mënyrën e funksionimit të subjekteve të përzgjedhur për tu intervistuar. Qëllimi kryesor i këtij anketimi ishte të hulumtojë kërkesat e tregut të punës në sektorin e turizmit, për të rinjtë në Mal të Zi dhe Shqipëri, respektivisht në Ulqin dhe Shkodër.
Secila prej të dhënave të përfituara nga ky hulumtim përfaqëson informacion të dobishëm për të rinjtë, mbi bazën e të cilave ata mund të vërejnë se cilat janë kërkesat e tregut që kanë të bëjnë posaçërisht me interesat e tyre.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.