Në Ulqin u inaugurua projekti ndërkufitar “Rrugët për zhvillimin e karrierës: Përgatitja e të rinjve në Shqipëri dhe Mal të Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit” i cili ka për qëllimi t’u mësojë të rinjve nga Ulqini dhe Shkodra aftësi të reja, t’i përgatisë ata për tregun e punës dhe të ndikojnë në rritjen ekonomike, por gjithashtu të zvogëlojnë problemet sociale në komunitetet e tyre.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit ndërkufitar IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale (CFCU) e Malit të Zi dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, të rinjtë e moshave 15-24 vjeç në Shqipëri, kanë një shkallë papunësie 29.9% ndërsa, në Mal të Zi kjo shkallë është 27.5%. Ndër problemet e shumta që të rinjtë ballafaqohen, vend të posaçëm ka problemi i punësimit dhe përgatitja e të rinjve për tregun e punës në rajon. Kjo ende mbetet një çështje që institucionet relevante duhet t’i përkushtohen. Ngritja e kapaciteteve dhe krijimi i mundësive ekonomike për të rinjtë që jetojnë në rajonin ndërkufitar, duke kontribuar kështu në rritjen e konkurrencës ndër të rinjtë në tregun lokal dhe regjional të punës.
Projekti synon të përfshijë 100 të rinj (16-18 vjeç) nga të dy shkollat profesionale, respektivisht nga Ulqin dhe Shkodër si dhe stafet e këtyre shkollave. Qëllimi i projektit është  që të rinjtë në zonën ndërkufitare Shqipëri-Mal të Zi të kenë qasje në shërbime, tregje pune dhe në informacione, si edhe të angazhohen në procesin e vazhdueshëm të mësuarit dhe zhvillimit profesional.

Aktivitete kryesore që janë paraparë të realizohen nga ky projekt janë:

  • Përshtatja dhe pajisja e një hapësire brenda shkollës si YEL (laborator pune për të rinjtë)
  • Trajnimet e të rinjve për soft skills (aftësi të buta) si dhe takime sipas nevoja specifike te tyre
  • Trajnimi i 10 stafeve të shkollave profesionale mbi kurrikulën e SKYE
  • Punë kërkimore mbi kërkesat e tregut të punës për të rinjtë
  • Hartimi i Planit Social për punësimin e të rinjve në nivel lokal
  • Hartimi,përmirësimi dhe ofrimi i kurseve profesionale në bashkëpunim me biznesin lokal
  • Organizimi i panairit të punës ndërkufitar (në sektorin e turizmit)
  • Hartimi i projekteve apo ideve të biznesit dhe përzgjedhja e projekteve më të mira

leafletes-web


LOGO_PARTNERS_CBC