Organizata e Shoqërisë Civile “Horizonti i Ri” (Ulqin), në bashkëpunim me Fondacionin Instituti për Shoqëri të Hapur (Perfaqesia ne Malin e Zi), fillon realizimin e projektit “EVROPA PËR TË GJITHË”.
Projekti përfshinë një sërë aktivitetesh duke filluar nga Shkolla e Integrimeve Evropiane aktivitet që zhvillohet për herë të parë në Ulqin për nxënësit e shkollave të mesme; workshopeve kreative qe do t’i realizojnë pjesëmarrësit e projektit, publikimit dhe shpërndarjes së broshurave edukative dhe informative në komunitetin lokal, botimi i teksteve në gazeta, performanse, etj.

Përse e iniciuam këtë projekt?
Në aktivitetet e deritanishme të organeve kompetente shtetërore, nuk janë publikuar kurrfarë informacionesh në gjuhën shqipe të cilat promovojnë integrimet evropiane. Për këtë temë, në gjuhen shqipe nuk botohen broshura, fletëpalosje, buletine apo publikime të ngjashme; nuk mbahen tryeza të rrumbullakëta debate interaktive, prezantime mediatike, aktivitete në teren, etj.
Duke pasur parasysh eksperiencat e deritanishme në organizimin e fushatave edukativoinformative, HORIZONTI I RI dëshiron të plotësoj lëshimet dhe zbrazësitë në informimin e publikut në gjuhën shqipe për procesin e Integrimeve Evropiane dhe hapat që Mali Zi duhet të ndjekë për anëtarësim në BE.

Qëllimi i projektit është qe përmes aktiviteteve edukative te kontribuoj ne përhapjen e vlerave evropiane ne komunën e Ulqinit si dhe ne rritjen në vetëdijes qytetare për rëndësin e Integrimit të Malit të Zi në Bashkësinë Evropiane.
Qëllimi i veçantë i këtij projekti është edukimi i nxënësve të shkollave të mesme të Ulqinit për integrimet evropiane, historikun dhe zhvillimin e tyre, me theks të veçantë në hapat që duhet të ndjekë Mali i Zi në këtë proces.

HORIZONTI I RI synon që me aktivitetet e veta të punojë në formimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të njerëzve të rinj, të cilët do të bëhen liderë në çdo segment të jetës publike dhe do të punojnë me përgjegjësi në procesin e integrimeve evropiane.

Programi edukativ për Integrimet Evropiane është formë e edukimit joformal i cili ofron një mundësi të veçantë për arsimim mbi historikun, idenë, kornizën institucionale të Bashkimit Evropian si dhe procesin aktual të integrimit në BE, nëpër të cilin po kalon Mali i Zi. Ky program u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme të Ulqinit që kanë ishprehur nteresim për zhvillimin e njohurive mbi Bashkimin Evropian dhe çështjeve që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane. Programi do të zgjas dy muaj dhe është i organizuar në disa grupe temash, ku përveç ligjërimit nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë edhe shumë shkathtësi tjera, siç është puna në grup, teknikat e komunikimit, prezantimit, diskutimi interaktiv, etj).
Ligjërues të këtij programi janë ekspertë vendor në fushën e studimeve evropiane.

Në një atmosferë solemne dhe në mënyrë simbolike, fillimin e këtij Programi edukativ e shpalli të hapur Kryetari i komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga, i clili të gjithë pjesmarrësve në këtë projekt iu uroj suksese dhe eksperienca pozitive në fushën e integrimeve evropiane.


Në kuadër të këtij projekti u botua një broshurë me titullin “EVROPA PËR TË GJITHË”

Broshurën mund ta shkarkoni këtu