OJQ „Horizonti i Ri“ realizon projektin e ri ,,Rrugë  të sigurta – prioritet i qytetit tim“ i cili ka për qëllim përmirësimin e njohurive të fëmijëve dhe të rinjve për rreziqet në trafik dhe sigurinë rrugore.
Projekti financohet nga Ministria e Transportit dhe Detarisë, në kuadër të konkursit publik “Ruaj veten, ruaj të tjerët!” për vitin 2020 dhe i cili gjatë 8 muajve në vijim do të realizohet në territorin e komunës së Ulqinit.

Duke pasur parasysh që në qytetin tonë ka mungesë të programeve që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, dedikuar posaçërisht fëmijëve dhe të rinjve, ne planifikojmë që të zhvillojmë një cikël aktivitetesh edukative me qëllim të promovimit të rrugëve të sigurta në qytetin tonë.

Fillimisht do të organizohen sesione edukative për fëmijë dhe të rinj përmes të të cilave pjesëmarrësit do të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e sigurisë rrugore. Më pas do të realizojmë një anketim të fëmijëve dhe të rinjve prej moshës 14 deri në 16 vjeçare me qëllim të hulumtimit të njohurive dhe qëndrimeve të tyre mbi trafikun dhe rreziqet në trafik që lidhen me këtë grup moshë.

Në bazë të rezultateve të fituara, do të hartohen rekomandimet të cilët do t’iu dorëzohen vendimmarrësve lokal me qëllim që të ndërmarrin masa konkrete për rritjen e nivelit të sigurisë rrugore të fëmijëve në trafik.

Aktiviteti përfundimtar i këtij projektit do të jetë konferenca për shtyp në të cilën do të paraqesim rezultatet e hulumtimit si edhe rezultatet e arritura nga i gjithë projekti. 

Qëllimet e këtij projekti janë në përputhje të plotë me masat e përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, i cili parasheh se „shoqatat dhe grupet e qytetarëve që punojnë në çështjet e sigurisë rrugore, marrin pjesë në procesin e edukimit dhe sjelljes në trafik“.


KONFERENCË PËR SHTYP

PUBLIKIMI – RRUGË TË SIGURTA PRIORITET I QYTETIT TIM

 

broshura-mockup-AL-768x613+