Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është luftimi i korrupsionit përmes inkurajimit të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistëve të shoqërisë civile për të hulumtuar dhe raportuar mbi këtë problem, për të edukuar publikun për çështjet e korrupsionit si dhe për të promovuar dhe monitoruar zbatimin e Reformës së Administratës Publike.

Në kuadër të këtij projekti, përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe OJQ-ve do të forcojnë kapacitetet e tyre përmes një programi të veçantë trajnues në lidhje me çështjet e transparencës dhe llogaridhënies, teknikat e hulumtimit, hartimit të raporteve investigative, gazetarisë qytetare, qasjes së lirë në informata dhe çështje të tjera nga koncepti i ‘Qeverisjes së Mirë‘.  

Pas ciklit trajnues për fuqizimin e kompetencave të gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, do të shpallet një konkurs përzgjedhës për shkrime investigative, me qëllim të nxitjes së gazetarisë qytetare dhe rritjes së raportimit të thelluar në bazë të të dhënave dhe evidencave. Tre raportet më të mirë do të shpërblehen në një ceremoni publike, në të cilën do të promovohet edhe udhëzuesi informues Administrata Publike e orientuar drejt qytetarëve“.

Horizonti i Ri si Qendër e Resurseve Lokale, do të iniciojë një servis të veçantë, ku do të ofrohen këshilla dhe mbështetje logjistike për përdorimin e mekanizmave që ofron Ligji për Qasje të Lirë në Informata.

Përmes këtij programi do të ndërtohet një partneritet efektiv midis mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, si kusht kryesor për një publik më të informuar në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë në përgjithësi.

Media partnere në këtë projekt është gazeta për aktualitete, shkencë dhe kulturë KOHA JAVORE.

Projekti financohet nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.


TRAJNIM PËR MEDIA dhe OJQ – 1

“Koncepti i qeverisjes së mirë dhe Anti – Korrupsionit”

PREZANTIMI I TRAJNIMIT NË MEDIA 
Radio Televizioni i Kosovës – RTK
Zëri i Amerikës 

 

TRAJNIM PËR MEDIA dhe OJQ – 2

“Mbledhja e informacionit dhe shkrimi i një raporti investigativ”

PREZANTIMI I TRAJNIMIT NË MEDIA 
TV Boin
RTCG 
Zëri i Amerikës
U.S. Department / INL Bureau  – shared post

 

TRAJNIMI FINAL PËR MEDIA DHE OJQ
“KUADRI LIGJOR KUNDËR KORRUPSIONIT DHE RAPORTIMI PËR KORRUPSIONIN”

PREZANTIMI I TRAJNIMIT NË MEDIA 
RTCG (në gjuhën malazeze)
BAR INFO
UL UNFO
UL INFO (në gjuhën malazeze)
MALESIA.ORG
PORTAL ULCINJ 

 

KONKURS SHBËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE 

THIRRJE PËR SHKRIME NË GAZETË

PUBLIKIMET PËR RUBRIKEN  “GAZETARIA E ANGAZHUAR”

 

PUBLIKIMIADMINISTRATA PUBLIKE E ORIENTUAR DREJT QYTETARËVE

ilustrim per web


supported by:USA - PARTNERS