Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë njohuritë e qytetarëve, përfaqësuesve të OJQ-ve, aktivistëve rinorë dhe palëve të tjera të interesuara për rëndësinë e Reformës së Administratës Publike në Mal të Zi, në mënyrë që të gjithë qytetarëve tu mundësohet qasja në shërbimet publike, respektivisht pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes, pa diskriminim e barriera të tjera dhe me standarde të barabarta për të gjithë.

Përmes angazhimit aktiv në promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, Horizonti i Ri ka konstatuar se qytetarët në komunitetin lokal, veçanërisht të rinjtë, nuk kanë një pasqyrë të qartë se çfarë përfshin Reforma në Administratën Publike. Të rinjtë shpesh nuk e kuptojnë gjuhën e administratës publike, qoftë në komunikimin e përditshëm apo atë zyrtar e që lidhet me procese, rregullore ose politika të ndryshme. Për ta, gjuha e administratës është komplekse dhe e pakuptueshme. Keqkuptimi i gjuhës çon në keqkuptim të procesit. Këto probleme janë edhe më të theksuara në zonat ku jetojnë popujt pakicë. Prandaj, ky projekt është veçanërisht i fokusuar në promovimin e qëllimeve dhe parimeve kryesore të Reformës së Administratës Publike (RAP) në komunitetet lokale ku shumica e popullsisë përdor gjuhën shqipe.

Projekti parashikon organizimin e ngjarjeve publike, fushatave informuese, takimeve tematike dhe aktiviteteve të tjera me qëllim informimin e gjerë të qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, aktivistëve rinorë, punonjësve në administratën publike dhe publikut të interesuar, për rëndësinë e RAP, parimet kryesore të saj, me fokus të veçantë në parimin: administrata publike e bazuar në diversitet, barazi, përfshirje, jodiskriminim dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Këtyre aktiviteteve do t’u paraprijë një program i veçantë trajnimi për aktivistët rinorë, të cilët do të luajnë rolin e promotorëve të parimeve kyçe të RAP si dhe të mundësive të përdorimit të shërbimeve elektronike, rritjes së shkrim-leximit dixhital dhe informimit për shërbimet publike që janë të disponueshme në formatin elektronike në Mal të Zi.

Diskutim tematik  “Proceset reformuese në administratën vendore”

WORKSHOPS AND STUDY VISIT

PREZANTIMI I PROJEKTIT NË MEDIA 

UL INFO
ULQINI ONLINE
KOHA JAVORE
ULQINI ONLINE

 

HEADER sq

Projekti mbështetet nga Ministria e Administratës Publike në kuadër të thirrjes publike për financimin e projekteve/programeve të organizatave joqeveritare  për vitin 2022 me titull “Së bashku përmes reformës së administratës publike”.