Para zyrtarëve të Vetëqeverisjes Lokale, institucioneve publike dhe aktorëve të tjerë vendorë, prezantuam dokumentin PLANI LOKAL PËR PUNËSUESHMËRINË E TË RINJVE.
Ky plan paraqet një vlerë të shtuar për Komunën e Ulqinit, pas miratimit të Strategjisë së Punësimit për periudhën 2021-2025. Plani është krijuar si një dokument zhvillimor i cili potencon kujdesin ndaj të rinjve si një fushë me rëndësi të veçantë për të përmirësuar pozitën dhe punësimin e të rinjve në komunën tonë.
Në këtë mënyrë, synojmë të ndërtojmë një komunitet lokal më të drejtë, më gjithëpërfshirës, ​​më të pasur dhe më të larmishëm, që u ofron të rinjve mekanizmat, burimet dhe mundësitë e nevoshme për të marrë pjesë në mënyrë aktive në tregun e punës.   
Dokumenti i është dorëzuar Qeverisjes Vendore dhe institucioneve tjera publike relevante me qëllim të dhënies së sugjerimeve dhe mendimeve për miratimin dhe zbatimin përfundimtar të tij.

 

COVER SQ

Aktiviteti është pjesë e projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës: Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësitë e karrierës në sektorin e turizmit” i cili zbatohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të IPA II Mali i Zi-Shqipëri. Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar 2014-2020, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave e Malit të Zi. Projekti zbatohet nga organizata World Vision Albania në partneritet me OJQ Horizonti i Ri, si dhe shkollat e mesme “Vëllazërim-bashkim” nga Ulqini dhe Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” nga Shkodra. Projekti bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.


LOGO_PARTNERS_CBC