OJQ Horizonti i Ri dhe Biblioteka e Qytetit ftojnë aktivistët rinorë në Ulqin që të paraqiten në projektin trajnues me titull “TË RINJTË MARRIN PJESË, TË RINJTË MARRIN VENDIME!”
Ky projekt mbështetet nga Ministria për Sport e Malit të Zi.
Qëllimi kryesor i projektit është informimi dhe aktivizimi i të rinjve në Ulqin për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal.
Në kuadër të projektit realizohen këto aktivitete:
•  Trajnimi i liderëve rinorë për procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal,
•  Vizita studimore në Komunën e Ulqinit dhe në Parlamentin e Malit të Zi,
•  Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë,
• Iniciativa rinore drejtuar Vetëqeverisjes Lokale për hartimin e politikave rinore dhe miratimin e  “Buxhetit për të rinj”

Programi iu dedikohet të rinjve të moshës 16 deri 24 vjeç dhe përfshinë ciklin prej 6 workshopeve.
Temat që do të zhvillohen në këtë program janë:

  • Qytetaria vepruese dhe aktivizmi rinor,
  • Mekanizmat e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje,
  • Koncepti i vetëqeverisjes lokale dhe roli i saj,
  • Politikat rinore ne nivelin lokal dhe atë shtetëror,
  • Puna në grup dhe udhëheqja,
  • Kompetencat e komunikimit tek të rinjtë.

Ky program do të vendosë edhe një dialog të drejtpërdrejtë midis të rinjve dhe përfaqësuesve të pushtetit, përmes sesioneve trajnuese dhe vizitave studimore. 
Workshopet do të mbahen një herë në javë, në hapësirat e KËNDIT për TË RINJ, në Bibliotekën e Qytetit.
Pas përfundimit të këtij cikli edukativ, pjesëmarrësve të cilët me sukses kanë ndjekur programin e trajnimit, do t’iu ndahen diploma për njohuritë dhe përvojën e fituara.

Nëse jeni të interesuar për të ndjekur këtë program, ju lutemi plotësoni formularin në vijim dhe përgjigjuni të gjitha pyetjeve në mënyrë të qartë. 
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Afati për paraqitje është deri me 16 mars 2018.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
PARAQITU KËTU



REALIZIMI I PROJEKTIT

  • PREZANTIMI I PROJEKTIT NË MEDIA

      PORTAL UL-INFO   
      INFO SHQIP
      LAJM.ME 
      KOHA JAVORE 
      TV-TEUTA
      RTMZ-EMISIONI “SEKTORI I OJQ-ve”


Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë (2018)

Vizita studimore në Parlamentin e Malit të Zi