LIGJI I RI PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE: PËRGJITHMONË LAMTUMIRË SPORTELEVE

Ligji i ri për Procedurën Administrative ka filluar të zbatohet më 1 korrik 2017. Emërimi i nëpunësve të autorizuar për kryerjen e procedurës administrative dhe marrjen e vendimeve, si dhe këmbimi i të dhënave sipas detyrës zyrtare, janë disa nga risitë të cilat i sjell korniza e re ligjore. Mirëpo, është e nevojshme të sigurohen parakushtet shtesë për aplikimin e plotë të tyre. Në vazhdim mund të lexoni analizën të cilën e kanë përgaitur OJQ-të: Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese dhe cila ka për qëllim që të ofrojë një vështrim kritik mbi risitë më...

Read More

TË RINJTË MARRIN PJESË, TË RINJTË MARRIN VENDIME!

OJQ Horizonti i Ri dhe Biblioteka e Qytetit ftojnë aktivistët rinorë në Ulqin që të paraqiten në projektin trajnues me titull “TË RINJTË MARRIN PJESË, TË RINJTË MARRIN VENDIME!” Ky projekt mbështetet nga Ministria për Sport e Malit të Zi. Qëllimi kryesor i projektit është informimi dhe aktivizimi i të rinjve në Ulqin për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal. Në kuadër të projektit realizohen këto aktivitete: •  Trajnimi i liderëve rinorë për procesin e vendimmarrjes në nivelin lokal, •  Vizita studimore në Komunën e Ulqinit dhe në Parlamentin e Malit të Zi, •  Shënimi...

Read More

SEMINAR: VETËQEVERISJA LOKALE PROAKTIVE

Më datën 14 dhjetor 2017, organizuam seminarin me titull “Qasja proaktive në informata në vetëqeverisjen lokale”. Seminari ishte i dedikuar për funksionarët lokal, zyrtarët e Administratës Vendore, këshilltarët e Parlamentit Lokal, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të mediave. Pjesëmarrësit e seminarit patën mundësi të përfitojnë më shumë informacion dhe të diskutojnë për çështjet siç janë: detyrimi ligjor i organeve të pushtetit që të publikojnë informacionet relevante që posedojnë; mekanizmat e kontrollit për moszbatimin e Ligjit për Qasjen e Lirë në Informata; mospublikimi i dokumenteve në gjuhen shqipe nga organet e Administratës Vendore; transparenca dhe llogaridhënia në administratën publike, etj....

Read More

VETËQEVERISJA LOKALE PROAKTIVE: Komuna e Ulqinit

Ky publikim paraqet një raport te detajuar të monitorimit të punës së organeve të Komunës së Ulqinit, lidhur me zbatimin e parimit të përgjegjshmërisë në adminstratën publike. Hulumtimi u realizua në kuadër të projektit WeBER – Programi i shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor për monitorimin e reformës së administratës publike në nivelin lokal, të cilin e financon Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës. Download...

Read More

TRAJNIM PËR LIDER RINIE

OJQ Horizonti i Ri dhe Biblioteka e Qytetit shpallin thirrje publike për të rinjtë e Ulqinit, për pjesëmarrje në programin trajnues për liderë rinorë. Synimi i këtij programi është që t’u mundësohet të rinjve, njerëzve të talentuar dhe ambiciozë, t’i avancojnë dhe t’i përsosin shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre, si dhe t’i forcojnë aftësitë e tyre për liderë rinie. Më shumë informacion për programin dhe formularin për paraqitje mund t’i gjeni...

Read More

SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË

Në hapësirat e Këndit për të Rinj, në Bibliotekën e Ulqinit, OJQ Horizonti i Ri organizoi shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Kjo ditë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Pikërisht, për të dëgjuar zërin e të rinjve dhe për të sensibilizuar vendimmarrësit lokal për çështjet rinore, Horizonti i Ri organizoi një takim të veçantë midis aktivistëve rinorë dhe drejtuesve të Komunës së Ulqinit. Në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore, të rinjtë bashkëbiseduan me...

Read More

TË RINJTË – KOMPETENTË PËR PJESËMARRJE

Në përputhje me Strategjinë për të Rinj të Malit të Zi, si dhe me Planin e Veprimit për v. 2017, OJQ Horizonti i Ri realizon projektin “TË RINJTË – KOMPETENTË PËR PJESËMARRJE”. Projekti ka për qëllim trajnimin dhe aftësimin e 25 aktivistëve rinorë nga Ulqini për liderë rinie; për ndërmarrjen e iniciativave rinore në komunitet dhe për nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes. Në kuadër të këtij projekti realizohen këto aktivitete: ■ Fuqizimi i kapaciteteve teknike të Youth Corner-it ■ Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ■ PROGRAM TRAJNIMI PËR LIDERË RINORË Përmes këtij programi...

Read More

VETËQEVERISJA LOKALE PROAKTIVE dhe PJESËMARRJA QYTETARE

OJQ “Horizonti i Ri” filloi realizimin e projektit me titull “VETËQEVERISJA LOKALE PROAKTIVE dhe PJESËMARRJA QYTETARE”. Projekti ka për qëllim monitorimin e punës së organeve të vetëqeverisjes lokale të Komunës së Ulqinit, përmes vëzhgimit të zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë, si dhe fuqizimin e kapaciteteve të OJQ-ve dhe mediave lokale për përkrahjen e Reformës së Administratës Publike në nivelin lokal. Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit të kaluar miratoi Strategjinë e Reformës në Administratën Publike deri në vitin 2020. Ky dokument i referohet administratës publike si në nivelin shtetëror ashtu edhe në atë lokal. Strategjia synon avancimin...

Read More

REFORMA E ADMINISTRATËS PUBLIKE DERI NË VITIN 2020

Qeveria e Malit të Zi në korrik të vitit 2016 miratoi Strategjinë e Reformës në Administratën Publike deri në vitin 2020. Kjo strategji afatgjate synon avancimin e Admin­istratës Publike, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të gëzojë besimin e tyre. Për një informim sa më të mirë të publikut për këtë dokument, në kuadër të projektit ‘Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Shërbim dhe Meritë’, u organizuan aktivitetete të shumta informuese. Këtu mund të gjeni edhe disa infografikë që u krijuan enkas për këtë rast. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Instituti Alternativa, Bonum,...

Read More

Finalizohet projekti „KËNDI PËR TË RINJ në ULQIN“

Gjatë dhjetë muajve të kaluar punuam në edukimin e të rinjve për promovimin e aktivizmit rinor dhe vullnetarizmit, por edhe në nxitjen e përgjegjësisë shoqërore të biznesit. Të mbështetur nga Fondi për Qytetari Vepruese (fAKT) si edhe nga sektori privat në Ulqin, arritëm të rregullojmë hapësira të veçanta në Bibliotekën e Qytetit, të cilat do të shërbejnë si Youth Corner. Hapja solemne e Këndit për te Rinj në Ulqin, u zhvillua ditën e mërkurë, me 26 prill 2017, në Bibliotekën e Qytetit. Në këtë ceremoni morën pjese: te rinjtë – vullnetarë të projektit, përfaqësues të Ministrisë së Sportit (Drejtoria...

Read More

Recent Videos

Loading...

Aktuale

Aktuale

RAPORT MONITORIMI

RAPORT MONITORIMI