Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të Trajnimeve për vitin 2026, organizon trajnim me temën Shkrimi i projekteve për fondet vendore. Qëllimi i këtij trajnimi është fitimi i njohurive mbi rregullat, procesin, fazat dhe vetë hartimin e propozim-projekteve për thirrjet e ministrive dhe komunave, përmes punës teorike dhe praktike.

Për ndjekjen e trajnimit mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile duke deleguar një përfaqësues që është aktiv në punën e organizatës.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet bazuar në motivimin e tyre, ndërsa përparësi do t’u jepet organizatave, përfaqësuesit e të cilave deri më tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime të ngjashme. Do të përzgjidhen gjithsej 16 përfaqësues (nga një për çdo organizatë).

Trajnimi do të mbahet më 19–21 mars 2026, në Hotel Bianca Resort & Spa, Kolashin.

Përfaqësuesit që dëshirojnë të aplikojnë për ndjekjen e trajnimit duhet të plotësojnë formularin përmes linkut https://forms.gle/bTKEpo6h4n3YwpD66 , jo më vonë se 11 mars 2026 (deri në orën 15:00).

Rrjeti i Qendrave Burimore, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materialet, akomodimin, ushqimin dhe pijet freskuese për pjesëmarrësit. Shpenzimet e transportit do të rimbursohen në vlerën e biletave të autobusit që pjesëmarrësit dorëzojnë për verifikim, si dhe në vlerën e shpenzimeve të karburantit të llogaritura sipas faqes Michelin (është e nevojshme të paraqitet fatura e karburantit).

Aplikimet e dërguara pas përfundimit të afatit dhe aplikimet e paplota nuk do të merren në shqyrtim.

Për çdo pyetje shtesë mund të na kontaktoni përmes emailit crnvo@crnvo.me ose në numrat e telefonit (+382) 20 219 120, 219 121.


Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.

PARTNERI MREŽA