Qendra Burimore për organizatat e shoqërisë civile në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të trajnimeve për vitin 2026, organizon trajnim në temën “Shkrimi i projekteve për fondet e BE-së”.
Qëllimi i këtij trajnimi është që përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të fitojnë njohuri në fushën e përgatitjes së propozimit të projekteve për financim nga fondet e Bashkimit Evropian. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që, përmes punës teorike dhe praktike, të njihen në mënyrë të detajuar me rregullat e përgatitjes së propozimeve të projekteve për fondet e BE-së, qasjen e kornizës logjike, buxhetin, rregullat e dukshmërisë dhe raportimit ndaj Komisionit Evropian.
Për ndjekjen e trajnimit mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile duke deleguar një përfaqësues që është i përfshirë aktivisht në punën e organizatës. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet bazuar në motivimin e tyre, ndërsa përparësi do të kenë organizatat, përfaqësuesit e të cilave deri më tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime të ngjashme. Do të përzgjidhen gjithsej 16 përfaqësues (një përfaqësues për çdo organizatë).
Trajnimi do të zhvillohet në dy module:
– Moduli i parë: 2 – 4 prill 2026, hoteli Monte Casa në Petrovac
– Moduli i dytë: 23 – 25 prill 2026, hoteli Monte Casa në Petrovac
Përfaqësuesit që dëshirojnë të aplikojnë për pjesëmarrje duhet të plotësojnë formularin, deri më 25 mars 2026 (ora 15:00).
Rrjeti i Qendrave Burimore, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materialet, akomodimin, ushqimin dhe freskimet për pjesëmarrësit.
Shpenzimet e transportit do të rimbursohen në bazë të biletave të autobusit që pjesëmarrësit paraqesin, si dhe në bazë të kostos së karburantit të përllogaritur në faqen Michelin (është e nevojshme të bashkëngjitet fatura e karburantit).
Aplikimet e dorëzuara pas afatit dhe aplikimet e paplota nuk do të merren në shqyrtim.
Për çdo pyetje shtesë, mund të na kontaktoni me email në crnvo@crnvo.me ose në numrat e telefonit (+382) 20 219 120, 219 121.
Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.







