Në kuadër të projektit “Vendimmarrje me të rinjtë”, realizuam vizitën studimore në Parlamentin e Malit tè Zi. Të rinjtë patën mundësi të njihen nga afër me ambientet në të cilat zhvillohen seancat parlamentare, duke mësuar më shumë për rolin dhe rëndësinë e këtij institucioni, për praktikat dhe procedurat parlamentare, etj. 

Në një sesion të veçantë, pjesëmarrësit e projektit i pritën deputetët nga Ulqini, Genci Nimanbegu dhe Luigj Shkreli. Përmes një bashkëbisedimi të ngrohtë, të rinjtë u informuan për çështje të shumta që lidhen me proceset politike në Mal të Zi, dëgjuan përvoja konkrete nga puna në Kuvend, por edhe për sfidat, arritjet dhe kontributin e tyre në zhvillimin e jetës parlamentare. Ata patën mundësi tu bëjnë pyetje të drejpëtdrejta deputetëve për tematika të ndryshme siç është ajo e sistemit zgjedhor në Mal të Zi, e kuotave për mandatin e deputetit, pastaj për institutin e „imunitetit“ të deputetit, për nivelin e debatit parlamentar në rrethanat tanishme, për mundësinë e përdorimit të gjuhëve të pakicave në punën e Kuvendit, etj, por njëkohësisht edhe të shprehin shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për zhvillimet aktuale shoqërore.

FOTO 2

Ky projekt realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi.

WEB FOOTER