Në Ulqin, më datat 5 dhe 6 nëntor, zhvilluam Takimin Final të Vlerësimit të projektit “SUSFUR – Promoting Sustainable Furniture Production in the Western Balkans”, së bashku me partnerët ndërkombëtarë të projektit.

Takimi mblodhi përfaqësuesit e organizatave dhe institucioneve partnere nga Mali i Zi, Shqipëria, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Holanda, me qëllim shqyrtimin e rezultateve të arritura gjatë zbatimit të projektit, vlerësimin e aktiviteteve të realizuara dhe diskutimin e mundësive për vazhdimin e bashkëpunimit në këtë fushë.
Gjatë takimit, partnerët prezantuan rezultatet e pesë komponentëve kryesorë të projektit, duke përfshirë kërkimin dhe analizën e sektorit të mobilieve, programet e trajnimit për ofruesit e arsimit dhe aftësimit profesional (VET), zhvillimin e udhërrëfyesit për aftësimin profesional dhe iniciativat pilot, si dhe përmbajtjet digjitale, platformat e mësimit elektronik dhe aktivitetet e komunikimit e promovimit të projektit. Gjithashtu, u prezantua raporti paraprak i cilësisë, duke krijuar mundësinë për një vlerësim të përbashkët të punës dhe rezultateve të arritura.

5

Projekti SUSFUR synon të promovojë prodhimin e qëndrueshëm të mobilieve në Ballkanin Perëndimor, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe sektorit të biznesit. Një vëmendje e veçantë i kushtohet ekonomisë qarkore, zhvillimit të aftësive të gjelbra dhe përmirësimit të proceseve të prodhimit, duke nxitur përdorimin
Takimi final përfaqësoi një mundësi të rëndësishme për të reflektuar mbi punën e përbashkët të partnerëve, për të vlerësuar kontributin e secilit dhe për të identifikuar mënyra se si rezultatet dhe njohuritë e zhvilluara përmes projektit mund të vazhdojnë të përdoren edhe pas përfundimit të tij.

Projekti SUSFUR bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.