Të shtunën, më 2 mars, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi seminarin me titull »Shoqëria civile dhe media për kontrollin e prokurimit publik – burimet kryesore të informacionit«
Qëllimi i trajnimit ishte që të nxisë dhe fuqizojë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias për të shfrytëzuar më shumë informacionin në dispozicion lidhur me prokurimet publike dhe për të lidhur informacionet nga burime të ndryshme. Gjatë këtij sesioni pjesëmarrësit u njohën me bazat e prokurimit publik si dhe me fazat e veçanta në ciklin e prokurimit publik. Përmes ushtrimeve praktike dhe punës në grup, pjesëmarrësit patën mundësi që të mësojnë dhe praktikojnë metodat e hulumtimit të prokurimeve publike.
Një vëmendje e veçantë iu kushtu të dhënave që mund të merren në lidhje me prokurimet publike të NP “Të Mirat Detare” si dhe metodologjisë se si mund të gjendet ky informacion.

Moderatore dhe ligjëruese e këtij seminari ishte Ana Gjurniq, hulumtuese e prokurimeve publike në Institutin Alternativa (Podgoricë).

Ky aktivitet është pjesë e projektit „PARAJA PUBLIKE PËR TË MIRËN PUBLIKE“ i realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian.