Shoqata joqeveritare „Këndi i Tolerancës“ është një organizatë lokale me seli në Ulqin, e themeluar në vitin 2019. Organizata synon të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku respektohen të drejtat e njeriut, barazia, diversiteti dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
Veprimtaria e organizatës përqendrohet kryesisht në fuqizimin dhe përfshirjen aktive të të rinjve, edukimin joformal, promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërkulturor, si dhe në përmirësimin e pozitës së grupeve të pakicave kombëtare dhe grupeve të margjinalizuara. Një rëndësi e veçantë i kushtohet nxitjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse, promovimit të mundësive të barabarta dhe forcimit të bashkëpunimit në komunitetin lokal.
Për realizimin e misionit të saj, organizata zhvillon trajnime, punëtori, seminare, kurse, vizita studimore dhe aktivitete të tjera edukative. Gjithashtu, angazhohet në hulumtime të opinionit publik, fushata ndërgjegjësuese, aktivitete avokuese dhe iniciativa që nxisin pjesëmarrjen qytetare dhe dialogun ndërmjet komuniteteve.

Një nga projektet e rëndësishme të realizuara nga organizata është „Në pragun e tolerancës“, i mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në kuadër të këtij projekti u realizua një hulumtim me 300 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Ulqin, si dhe punëtori edukative që trajtuan çështje të tolerancës, multikulturalizmit, diskriminimit, marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare dhe komunikimit ndërkulturor. Rezultatet e projektit u përmblodhën në publikimin me të njëjtin titull, të botuar në shkurt të vitit 2021.
Përmes aktiviteteve të saj, OJQ „Këndi i Tolerancës“ synon të krijojë më shumë mundësi për përfshirjen e të rinjve në jetën shoqërore, të nxisë respektimin e dallimeve dhe të kontribuojë në forcimin e kulturës së dialogut, tolerancës dhe bashkëjetesës në komunitetin lokal.
📍 Kontaktet:
📞 Telefon: 069 241 813
✉️ E-mail: kutak.tolerancije@gmail.com
🌐 Facebook: NVU Tolerance Corner
Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.








