Në kuadër të programit të promovimit të parimeve të Reformës së Administratës Publike në Malin e Zi, Horizonti i Ri fillon realizimin e projektit me titull “Paraja publike për të mirën publike”
Projekti, në mënyrë specifike, tenton të nxisë pjesëmarrjen më të madhe të shoqërisë civile dhe mediave në rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së shpenzimit të parave publike në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare, e cila duhet t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Meqë interesi publik gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare, njëlloj sikur edhe transparenca e shpenzimit të mjeteve buxhetore të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare (NPMD) tejkalon interesat e komunitetit të biznesit (të atyre që përmes marrëveshjeve afariste menaxhojnë dhe shfrytëzojnë këtë hapësirë), OJQ Horizonti i Ri me partnerët e vet do të nxisë pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe të mediave, të cilët veprojnë në territorin e Komunës së Ulqinit, në mbikëqyrjen e aktiviteteve të NPMD. Ky bashkëpunim duhet të rezultojë me të vepruarit e përbashkët, i cili mund të ndikojë në rritjen e transparencës së shpenzimit të parave publike gjatë ndërtimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës publike në zonën e të mirave detare. Në këtë mënyrë do të mundësohet edhe vlerësimi i efekteve të këtyre investimeve.

Mënyra e realizimit dhe metodat e përzgjedhura për implementimin e projektit kombinojnë grumbullimin dhe analizën e të dhënave për shpenzimet publike në zonën e të mirave detare, përmes monitorimit të hollësishëm të procedurës së prokurimeve publike në NPMD, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve të përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe mediave, si dhe monitorimit në terren të realizimit të investimeve në infrastrukturën publike.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit për shoqërinë civile dhe mediat: Përkrahja e rrjeteve rajonale tematike të organizatave të shoqërisë civile – “OJQ-të partnerë të barabartë në procesin e monitorimit të financave publike”, i cili implementohet në nivelin e Ballkanit Perëndimor me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian. 

 

 


REALIZIMI

TRAJNIMET PER OJQ-te LOKALE: