Ju prezantojmë Katalogun e trajnimeve të Rrjetit të qendrave burimore të Malit të Zi për organizatat e shoqërisë civile për vitin 2026.
Me kënaqësi ju ftojmë të lexoni atë që kemi përgatitur për ju. Ky katalog përmban informacione mbi trajnimet për organizatat e shoqërisë civile që do të organizohen gjatë vitit 2026.
Në katalog, ndër të tjera, gjendet përshkrimi i trajnimeve si dhe muajt në të cilët ato do të realizohen. Thirrjet publike për pjesëmarrësit e trajnimeve do të publikohen në faqen e internetit të Qendrës Burimore https://resursnicentar.me/, si dhe përmes e-maile listës të CRNVO dhe rrjeteve sociale (Facebook, Instagram).
Thirrjet do të përmbajnë informacione shtesë mbi trajnimet (vendndodhja, data e mbajtjes etj.), formularin e aplikimit dhe kriteret e qarta të përzgjedhjes së pjesëmarrësve.
Trajnimet e përfshira në këtë katalog janë pjesë e aktiviteteve të projektit “Rrjeti i qendrave burimore në Mal të Zi”, i cili realizohet bashkërisht nga Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (qendra kombëtare resursore), OJQ Bjelopoljski Demokratski Centar, OJQ Aktivna Zona dhe OJQ Horizonti i Ri (qendrat rajonale resursore për rajonin verior, qendror dhe jugor), si dhe zyrat lokale të OJQ Bonum, OJQ Nada dhe OJQ Natura.
Projekti është mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal-Investues dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.
Kliko në kopertinën e katalogut për ta shfletuar.







