Komuna e Ulqinit, përkatësisht Komisioni për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare, ka shpallur Konkursin Publik për ndarjen e mjeteve nga buxheti i Komunës së Ulqinit, të dedikuara për mbështetjen e projekteve të organizatave joqeveritare për vitin 2026.
Për këtë qëllim janë ndarë mjete në shumën e përgjithshme prej 70.000,00 eurosh.

Fushat prioritare të financimit

Mjetet janë të dedikuara për projektet në fushat e mëposhtme:
⬥ Përfshirja sociale dhe fuqizimi i grupeve të margjinalizuara;
⬥ Parandalimi i dhunës dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore;
⬥ Mbështetja e programeve që kontribuojnë në parandalimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe keqpërdorimit të substancave psikoaktive tek të rinjtë, përmes edukimit, fuqizimit dhe krijimit të një mjedisi të sigurt;
⬥ Zhvillimi dhe ruajtja e kulturës, artit, trashëgimisë kulturore dhe multikulturalizmit;
⬥ Mbështetja e iniciativave që synojnë ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor përmes edukimit, praktikave të qëndrueshme dhe pjesëmarrjes aktive të komunitetit.

Kush mund të aplikojë?

Të drejtën e pjesëmarrjes e kanë organizatat joqeveritare të regjistruara në Mal të Zi, me seli në territorin e Komunës së Ulqinit, të cilat janë regjistruar jo më vonë se data e shpalljes së konkursit.

Mbështetja financiare

Shuma e përgjithshme e mjeteve: 70.000,00 euro;
Shuma maksimale e mjeteve të ndara për një projekt/program: 6.000,00 euro;
Organizatat joqeveritare mund të aplikojnë për shumën e plotë ose për një pjesë të mjeteve të nevojshme për realizimin e projektit apo programit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi është i hapur për 30 ditë nga dita e publikimit, përkatësisht deri më 03.12.2026.
Aplikimet i dorëzohen Komisionit për ndarjen e mjeteve për organizatat joqeveritare, përmes Byrosë Qytetare të Komunës së Ulqinit ose me postë, në formularin e përcaktuar.
Së bashku me aplikimin duhet të dorëzohet dokumentacioni i plotë i përcaktuar në konkurs, në një zarf të mbyllur, në tri kopje të shtypura dhe një version elektronik i projektit në CD.
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar nuk do të shqyrtohen.

Informacione shtesë

Për të gjitha informacionet lidhur me pjesëmarrjen në konkurs, organizatat e interesuara mund të drejtohen çdo ditë pune, nga ora 08:30 deri në orën 13:00, në zyrën nr. 105 të Komunës së Ulqinit, ose përmes telefonit 030-412-050.

Tekstin e plotë të Konkursit Publik, të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Ulqinit, mund ta gjeni KËTU

Formularët për aplikim:
■ FORMULARI PËR PARAQITJEN E PROJEKTIT
■ FORMULARI PËR APLIKIMIN