Me pjesëmarrësit e “Vendimmarrje me të rinjtë” realizuam një vizitë pune në ndërtesën e Komunës së Ulqinit. Të rinjtë patën mundësi të mësojnë se si funksionon Byroja për Qytetarë e Komunës së Ulqinit, si zhvillohet puna me palë, si procedohen kërkesat e qytetarëve dhe cilat shërbime mund të kryhen në sportelet e kësaj njësie. Më pas vizituam Zyrën e Gjendjes Civile si dhe Zyrën e Kryearkitektit të Ulqinit, ku të rinjtë morën informacionet themelore për planifikimin hapësinor, për projektet aktuale në Qytet, për mundësinë e pjesëmarrjes së publikut në konceptimin e pikave të ndryshme urbanistike, etj.

Të rinjtë gjatë kësaj vizite u shoqëruan nga znj.Mirjeta Gjoni – Sekretare  për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Ulqinit.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Vendimmarrje me të rinjtë” I cili realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi – nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE” i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e vetme e OJQ Horizonti i Ri dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e donatorit.

WEB FOOTER