Qendra Burimore për organizatat e shoqërisë civile në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të trajnimeve për vitin 2025, organizon trajnim në temën “Menaxhimi dhe raportimi financiar”.
Qëllimi i këtij trajnimi është që 15 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara të përfitojnë njohuri mbi rregullat e menaxhimit financiar të projekteve, mbajtjen e evidencës kontabël dhe dokumentacionit të nevojshëm për zbatimin efektiv të projekteve, si dhe mbi shkrimin dhe përgatitjen e raporteve financiare.
Në trajnim janë siguruar 15 vende për përfaqësues të OJQ-ve mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara, të cilët janë të përfshirë në mënyrë aktive në punën e organizatës.
Kushtet e aplikimit:
Për ndjekjen e trajnimit mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara, buxheti i të cilave për vitin paraprak nuk ka qenë më i vogël se 10,000 euro, duke deleguar një përfaqësues që është i përfshirë në mënyrë aktive në punën e organizatës. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet në bazë të motivimit të tyre, me përparësi për organizatat përfaqësuesit e të cilave deri më tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime të ngjashme.
Mënyra e aplikimit:
Përfaqësuesit e OJQ-ve mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara që dëshirojnë të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë atë në adresën e emailit crnvo@crnvo.me, jo më vonë se 11 dhjetor 2025, deri në ora 15:00.
Vendi dhe koha e mbajtjes së trajnimit:
17–18 dhjetor 2025, Petrovac, hotel Monte Casa.
CRNVO, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materiale, ushqim dhe pije freskuese për pjesëmarrësit e trajnimit. Për pjesëmarrësit që vijnë nga qytete të tjera do të sigurohet akomodim. Shpenzimet e transportit do të rimbursohen në vlerën e biletave të autobusit që pjesëmarrësit paraqesin për verifikim, si dhe në vlerën e shpenzimeve të karburantit të llogaritura sipas faqes Michelin (është e nevojshme të bashkëngjitet fatura e karburantit).
Për çdo pyetje shtesë, mund të na kontaktoni në mënyrë elektronike në crnvo@crnvo.me ose me telefon në numrat (+382) 20 219 120, 219 121.







