Në përputhje me Strategjinë për të Rinj të Malit të Zi, si dhe me Planin e Veprimit për v. 2017, OJQ Horizonti i Ri realizon projektin “TË RINJTË – KOMPETENTË PËR PJESËMARRJE”.
Projekti ka për qëllim trajnimin dhe aftësimin e 25 aktivistëve rinorë nga Ulqini për liderë rinie; për ndërmarrjen e iniciativave rinore në komunitet dhe për nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes.

Në kuadër të këtij projekti realizohen këto aktivitete:
■ Fuqizimi i kapaciteteve teknike të Youth Corner-it
■ Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë
■ PROGRAM TRAJNIMI PËR LIDERË RINORË
Përmes këtij programi të rinjtë do të bëhen më të vetëdijshëm për vlerat dhe potencialin e tyre; do të mësojnë se si të motivojnë, të organizojnë dhe të drejtojnë grupe të rinjsh; si ata të jenë të përgjegjshëm dhe si pushteti të jetë më i përgjegjshëm.

■ Punë praktike
Praktika nënkupton planifikimin, konceptimin dhe zbatimin e aktiviteteve të ndryshme me të rinj.

■ Ndarja e diplomave
Pjesëmarrësve të programit do t’iu ndahen diploma për njohuritë e përvojën e fituar në fushën e aktivizmit rinor dhe udhëheqjes.

Projekti realizohet në partneritet me Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, mbështetur nga Ministria e Sportit e Malit të Zi.



REALIZIMI:
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 

Workshopet me të rinj:

 Ndarja e diplomave:



PRESS CLIPPING: