OJQ “Horizonti i Ri” në partneritet me OJQ “Këndi i Tolerancës” po fillon realizimin e projektit “CrossKultura – Horizonti i mirëkuptimit”, i cili ka për qëllim fuqizimin e të rinjve nga Ulqini dhe Tivari për promovimin e dialogut ndërkulturor, praktikimin e kulturës së tolerancës, respektimit të diversiteteve dhe të të drejtave të njeriut. Projekti realizohet me mbështetjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.
Gjatë zbatimit të projektit, 25 aktivistë të rinj do të ndjekin Shkollën e Dialogut Ndërkulturor – një program i edukimit joformal ku do të mësojnë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, tejkalimin e stereotipeve, komunikimin jo të dhunshëm dhe qytetarinë vepruese.
Përveç kësaj, projekti do të përfshijë takime ndërkulturore të të rinjve, një fushatë digjitale dygjuhëshe si dhe ngjarje kulturore. Në ngjarjen përmbyllëse, pjesëmarrësve të programit do t’u ndahen diploma.
Përmes këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit do të:
- zhvillojnë njohuri dhe kompetenca mbi ndërkulturalizmin, të drejtat e njeriut dhe të pakicave;
- njohin rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse;
- vendosin bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes të rinjve nga komunitete të ndryshme;
- kontribuojnë në rritjen e vetëdijes publike për bashkëjetesën dhe uljen e distancës etnike.
Të gjitha këto aktivitete do të kontribuojnë në qëllimin e përgjithshëm të projektit – edukimin e të rinjve mbi vlerat ndërkulturore dhe fuqizimin e tyre për promovimin aktiv të tolerancës, respektit për diversitetin dhe besimit të ndërsjellë në një shoqëri multietnike.
Projekti ka një rëndësi të veçantë për komunitetet multikulturore si Ulqini dhe Tivari, ku diversiteti etnik dhe gjuhësor është një pasuri që duhet ruajtur dhe kultivuar. Përmes edukimit, takimeve dhe nismave të përbashkëta, “CrossKultura” do të kontribuojë në forcimin e besimit të ndërsjellë dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
REALIZIMI I PROJEKTIT
Më 30.07.2025 në Shtëpinë Evropiane në Tivar u inaugurua projekti “𝗖𝗿𝗼𝘀𝘀𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗮 – 𝗛𝗼𝗿𝗶𝘇𝗼𝗻𝘁𝗶 𝗶 𝗺𝗶𝗿𝗸𝘂𝗽𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁”.
Në ngjarje folën:
✔ Branislav Nenezić, kryetar i Kuvendit të Komunës së Tivarit
✔ Ivana Popović, kryetare e Kuvendit të Komunës së Ulqinit
✔ Naser Kraja, udhëheqës i Seksionit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe barazinë gjinore – Komuna e Tivarit
Të pranishmëve iu drejtuan edhe gazetari Radomir Petrić, publicisti dhe aktivisti qytetar Mustafa Canka, si dhe trajneri i programit për ndërkulturalizëm prof. Nedjeljko Đurović.
Në Qendrën Rinore në Tivar, më 07.11.2025 u mbajt punëtoria “Kultura, multikultura dhe ndërkulturalizmi”.
🎯 Aktiviteti ishte i fokusuar në zhvillimin e aftësive për komunikim ndërkulturor dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes të rinjve.
🗣️ Punëtoria u realizua në formë interaktive, ku të rinjtë patën mundësi të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë për kultura të tjera dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e respektit dhe tolerancës në një shoqëri të larmishme.
Në kuadër të këtij projekti, më 10.02.2026 në Shtëpinë Evropiane në Tivar u mbajt punëtoria e tretë me radhë, ku morën pjesë nxënësit e Shkollës së Mesme të Përzier “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe Shkollës së Mesme Ekonomike-Hotelierike në Tivar.
Gjatë kësaj punëtori, me titull “Tejkalimi i stereotipeve dhe ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse”, kohëzgjata e të ciles ishte 2 orë, 25 nxënës të shkollave të mesme zhvilluan qasje kreative dhe aktivitete praktike për nxitjen e tolerancës dhe dialogut ndërkulturor në komunitetet e tyre.
Aktivitetet e punëtorisë, të cilat përfshinin përpunimin kreativ të sfidave jetësore në komunitete multikulturore, u konceptuan dhe u realizuan me nxënësit nga prof. Neđeljko Đurović.
MINI FESTIVALI “RITMET E DIVERSITETIT”
Më 19.04.2026, organizuam ngjarjen CrossKultura Fest, si pjesë e projektit “CrossKultura – Horizonti i mirëkuptimit”. Në manifestim morën pjesë shumë të ftuar nga institucionet shtetërore dhe lokale. Midis tyre ishin ministri z. Fatmir Gjeka me bashkëpunëtorët e tij, kryetarja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit znj. Ivana Popović, nënkryetari i Komunës së Ulqinit z. Beqir Sella, si dhe drejtues të institucioneve publike, përfaqësues të shoqërisë civile, mësues dhe nxënës të shkollave të mesme nga Tivari dhe Ulqini.
Kontribut të veçantë dhanë nxënësit e Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim” Ulqin, të cilët përmes programit kulturor dhe specialiteteve tradicionale treguan rëndësinë e bashkimit, kreativitetit dhe mikpritjes.
Përmes këtij projekti, organizata jonë ka konfirmuar edhe një herë misionin e saj për forcimin e bashkëpunimit mes të rinjve dhe ndërtimin e një shoqërie të bazuar në mirëkuptim dhe solidaritet.
NDARJA E DIPLOMAVE
Përmbyllja e projektit u shënua me ndarjen e diplomave për të gjithë pjesëmarrësit, si një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin, angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre aktive gjatë realizimit të projektit.

Ky projekt, i mbështetur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, kontribuon në ndërtimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës për të rinjtë në Mal të Zi, duke i fuqizuar ata si promovues të dialogut dhe mirëkuptimit ndërkulturor .








