Qendra Burimore Horizonti i Ri prezanton shoqatën joqeveritare „Harmonia“ nga Ulqini – një organizatë që prej më shumë se dy dekadash, përmes punës së saj, kontribuon në zhvillimin e jetës kulturore dhe shoqërore të komunitetit lokal, nëpërmjet programeve në fushën e kulturës, artit, arsimit dhe punës me të rinjtë.

Harmonia është themeluar më 20 dhjetor 2000 në Ulqin, me qëllim krijimin e një hapësire për shprehje krijuese, mësim, shkëmbim përvojash dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve në jetën kulturore dhe shoqërore të komunitetit. Organizata nxit veçanërisht përfshirjen e të rinjve dhe grave në aktivitete të ndryshme shoqërore dhe kulturore, duke ndërlidhur breza dhe përvoja të ndryshme përmes artit, kulturës dhe edukimit.

Një pjesë e veçantë e veprimtarisë së saj është ndërlidhja e vlerave tradicionale dhe trashëgimisë kulturore me format bashkëkohore të krijimtarisë, si dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillimin e potencialeve krijuese dhe shoqërore të qytetarëve.

Misioni i OJQ-së Harmonia është që, përmes programeve kulturore, edukative dhe artistike, të kontribuojë në rritjen e dukshmërisë dhe fuqizimin e grave në jetën kulturore dhe publike, si dhe të nxisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet brezave.

Picture2

Messenger creation ADEA565E 8CDB 4995 80B8 2C6D8ADB0CE4 (002)

Përmes aktiviteteve të saj, organizata synon të:
✔ Promovojë krijimtarinë artistike të grave dhe t’u ofrojë atyre hapësirë për prezantimin e punimeve të tyre.
✔ Nxisë dialogun dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet brezave të ndryshëm përmes artit dhe kulturës.
✔ Nxisë edukimin, aktivizmin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në jetën e komunitetit.
✔ Kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ndërlidhjen e saj me krijimtarinë bashkëkohore.
✔ Zhvillojë bashkëpunimin me organizata dhe partnerë nga Mali i Zi, rajoni dhe vendet e tjera.

Një ndër aktivitetet më të rëndësishme të kësaj shoqate është Festivali Ndërkombëtar i Krijimtarisë së Grave, i organizuar në kuadër të festimeve për Ditën e Ulqinit. Festivali ka bashkuar artiste dhe krijuese nga rajoni, duke u ofruar mundësinë të prezantojnë punimet e tyre, të shkëmbejnë përvoja dhe të krijojnë kontakte të reja e forma bashkëpunimi.

Një segment i rëndësishëm i veprimtarisë së saj është edhe bashkëpunimi kulturor rajonal dhe ndërkombëtar. Përmes krijimit të lidhjeve me partnerë nga vendi dhe jashtë tij, organizata kontribuon në shkëmbimin e përvojave, promovimin e diversitetit kulturor dhe prezantimin e Ulqinit si një hapësirë ku takohen kultura dhe shprehje të ndryshme artistike.

Përmes veprimtarisë së saj shumëvjeçare, Harmonia synon të kontribuojë në krijimin e një komuniteti të hapur dhe aktiv, ku kultura, arsimi, kreativiteti dhe angazhimi shoqëror përfaqësojnë hapësira për zhvillim personal, ndërlidhje dhe krijimin e mundësive të reja. Aktivitetet e saj përfshijnë grupe të ndryshme të synuara, me fokus të veçantë te të rinjtë, por edhe në mbështetjen e nismave që kontribuojnë në rritjen e dukshmërisë dhe pjesëmarrjes së grave në jetën kulturore dhe publike.

633550634 1328501029320376 23574182952112520 n

Messenger creation 9D205AB1 86A7 4C4C AABA 3F6408B9AE70 (002)

Harmonia investon vazhdimisht në përmirësimin e punës së saj përmes pjesëmarrjes në trajnimet që organizohen në kuadër të Rrjetit të Qendrave Burimore të Malit të Zi. Në këtë mënyrë, anëtarët e organizatës përvetësojnë njohuri të reja, shkëmbejnë përvoja me organizata të tjera të shoqërisë civile dhe njihen me temat aktuale që kanë rëndësi për punën e tyre, duke kontribuar kështu më tej në rritjen e cilësisë së aktiviteteve që realizojnë në komunitetin lokal.

KONTAKTET:

ShJQ „Harmonia“
Adresa: Gjerane pn, Ulqin
E-mail: ngoharmonia@gmail.com
Facebook: NVO Harmonia
Instagram: NVO Harmonia


Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.
Picture1