Me 12 maj, në Bibliotekën e Qytetit, realizuam aktivitetin më të rëndësishëm të projektit tonë ”PARTNERITETI LOKAL KUNDËR ABUZIMIT TË DROGAVE DHE  DELIKUENCËS SË TË MITURVE”, të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Podgoricë. Publikuam udhëzuesin “Fëmijët në konflikt me ligjin” dhe shpërblyem me diploma Edukatorët Bashkëmoshatarë.

Pjesëmarrja e Ambasadores Amerikane në këtë aktivitet si edhe e personaliteteve më të larta të Qytetit, ishte një vlerësim i veçantë për punën tonë. Vërtetë u ndiem shumë të nderuar.