Një grup aktivistësh rinorë të cilët janë pjesëmarrës të projektit “Fuqizimi i të rinjve në promovimin e dialogut dhe tolerancës” që realizohet nga OJQ “Horizonti i Ri” me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, vizituan Kuvendin e Malit të Zi.
Gjatë vizitës në ndërtesën e Kuvendit, pjesëmarrësit e projektit patën mundësi të njihen me historinë e Parlamentit të Malit të Zi, mënyrën e funksionimit të tij, pasqyrimin në media të seancave të trupave punues dhe plenumit. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti vizituan sallën plenare, sallonet e punës në të cilët janë të ekspozuara koleksione të shumta artistike.

PARLAMENT 2

Të rinjtë i kushtuan një vëmendje të veçantë vizitës së Bibliotekës së Kuvendit, e cila përmban materiale nga fusha e drejtësisë, shkencave politike, historisë, ekonomisë; një përmbledhje të Fletores Zyrtare të Malit të Zi që nga viti 1945 si dhe një përmbledhje stenogramesh nga seancat e Parlamentit që nga viti 1946 deri në ditët e sotme.
Në një seancë të veçantë, pjesëmarrësit e projektit u takuan me deputetin Dejan Gjuroviq, me të cilin diskutuan për çështje të parlamentarizmit, arsimit, barazisë gjinore, ekologjisë dhe turizmit me fokus të veçantë në komunat e Tivarit dhe Ulqinit.

PARLAMENT 3

Shkollat ​​partnere në këtë projekt, i cili ka për qëllim edukimin e të rinjve për konceptin e të drejtave të njeriut, çështjet e diversitetit, identitetit, si dhe qytetarisë demokratike, janë Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” Ulqin dhe Shkolla e Mesme Ekonomike Hoteliere nga Tivari.


amerika 23