OJQ “Horizonti i ri”, në partneritet me OJQ “Këndi i tolerancës”, nis zbatimin e projektit “CrossKultura – Horizont i mirëkuptimit”, i cili ka për qëllim fuqizimin e të rinjve nga Ulqini dhe Tivari përmes promovimit të dialogut ndërkulturor, tolerancës dhe respektit për diversitetin. Projekti financohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.

Gjatë 11 muajve të ardhshëm, 25 aktivistë të rinj do të ndjekin Shkollën e Dialogut Ndërkulturor, një program arsimor joformal ku do të mësojnë mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave, tejkalimin e paragjykimeve, komunikimin jo të dhunshëm, parimet e demokracisë dhe qytetarinë aktive. 

Përveç kësaj, projekti do të përfshijë takime e udhëtime të përbashkëta të të rinjve, fushata sensibilizuese dhe manifestime ndërkulturore .
Në aktivitetin përmbyllës, vijuesve të programit do t’u ndahen diploma për pjesëmarrje të suksesshme  në projekt. 
Përmes këtyre aktiviteteve, të rinjtë pjesëmarrës do të:
– zhvillojnë njohuri dhe kompetenca mbi ndërkulturalizmin dhe të drejtat e njeriut e të pakicave;
– njohin rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse;
– krijojnë bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me bashkëmoshatarë nga komunitete të ndryshme;
– kontribuojnë në rritjen e vetëdijes publike mbi bashkëjetesën dhe uljen e distancës etnike.

Të gjitha këto aktivitete do të kontribuojnë në qëllimin e përgjithshëm të projektit – edukimin e të rinjve mbi vlerat ndërkulturore dhe fuqizimin e tyre për të promovuar e praktikuar në përditshmëri konceptin e tolerancën, diversitetit dhe mirëkuptimit në një shoqëri multietnike.

Projekti ka rëndësi të veçantë për komunitetet multikulturore si Ulqini dhe Tivari, ku diversiteti etnik dhe gjuhësor përbën një pasuri që duhet të ruhet. Përmes edukimit, takimeve dhe iniciativave të përbashkëta, “CrossKultura” do të kontribuojë në uljen e distancës etnike, forcimin e besimit reciprok dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.


REALIZIMI I PROJEKTIT 

  • INAGURIMI I PROJEKTIT CrossKultura.
Me datë 30.07.2025 në ‘Shtëpinë e Evropës’ në Tivar, u inaugurua solemnisht projekti “𝗖𝗿𝗼𝘀𝘀𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗮 – 𝗛𝗼𝗿𝗶𝘇𝗼𝗻𝘁 𝗶 𝗺𝗶𝗿𝗲𝗸𝘂𝗽𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁”, të cilin organizata jonë e realizon me mbështetjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.
Qëllimi kryesor i projektit është edukimi i të rinjve mbi vlerat ndërkulturore dhe fuqizimi i tyre për të promovuar e praktikuar konceptin e tolerancës, diversitetit dhe mirëkuptimit në një shoqëri shumetnike.
 
Në kuadër të projektit “𝗖𝗿𝗼𝘀𝘀𝗞𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗮 – 𝗛𝗼𝗿𝗶𝘇𝗼𝗻𝘁 𝗶 𝗺i𝗿ë𝗸𝘂𝗽𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁”, i cili synon të forcojë dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin mes të rinjve, me datë 07.11.2025 në Qendrën Rinore të Tivarit organizuam një sesion trajnues me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme nga Ulqini dhe Tivari.
🎯 Aktiviteti kishte në fokus zhvillimin e aftësive për komunikimin ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis të rinjve.
🗣️ Punëtoria u zhvillua në formë interaktive, ku të rinjtë patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre, të mësojnë për kulturat e tjera dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e respektit dhe tolerancës në një shoqëri të larmishme.
 

Në kuadër të projektit “CrossKultura – Horizonti i Mirëkuptimit”, më 10.02.2026, në Shtëpinë Evropiane në Tivar u zhvillua punëtoria e tretë me radhë, ku morën pjesë nxënës nga JU Shkolla e Mesme e Përzier “Vllazërim Bashkim” nga Ulqini dhe JU Shkolla e Mesme Ekonomike-Hoteliere nga Tivari.

Gjatë kësaj punëtorie dyorëshe, me temë “Tejkalimi i stereotipeve dhe ndërtimi i një shoqërie gjithëpërfshirëse”, 25 nxënës punuan në ide kreative dhe aktivitete konkrete që synojnë forcimin e tolerancës dhe dialogut ndërkulturor në komunitetet e tyre.

Në hapje të aktivitetit, Admira Metoviq, koordinatore e programit për të rinj pranë OJQ-së “Horizonti i Ri” nga Ulqini, rikujtoi temat e trajtuara më parë në kuadër të këtij projekti. Ndërkaq, Nazif Veliq, drejtor ekzekutiv i organizatës, prezantoi planet për fazat e ardhshme dhe theksoi rëndësinë e aktivizmit kulturor të të rinjve në iniciativa të tilla.

Aktivitetet e punëtorisë, të cilat përfshinë trajtimin kreativ të sfidave të jetës në komunitete shumëkulturore, u konceptuan dhe u realizuan me nxënësit nga prof. Nedeljko Gjuroviq.

 Ky projekt, i mbështetur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, kontribuon në ndërtimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës për të rinjtë në Mal të Zi, duke i fuqizuar ata si promovues të dialogut dhe mirëkuptimit ndërkulturor ✨.

Footer sq