Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OJQ Horizonti i Ri organizoi një aktivitet edukativ me të rinj nga Ulqini dhe Malësia në kujtim të kësaj date e cila shënohet që nga viti 1948, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.
Qëllimi i këtij sesioni ishte njohja e pjesëmarrësve me konceptin e të drejtave të njeriut, parimin e barazisë dhe dinjitetit, problemin e shkeljes së të drejtave të njeriut, dokumentet ndërkombëtare dhe vendore që rregullojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mekanizmat dhe institucionet për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Në kuadër të kësaj teme, një qasje të veçantë iu bë edhe korpusit të të drejtave të pakicave, përkatësisht kuptimit të të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive të tjera etnike, si dhe mundësive të parandalimit të diskriminimit dhe zvogëlimit të distancës etnike.

workshop 02
Në pjesën e dytë të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit u njohën me konceptin e të menduarit kritik me qëllim të forcimit të kompetencave të tyre për të kuptuar, analizuar dhe interpretuar sa më drejtë atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë.
Dr. Sabina Osmanoviq, ligjëruese në Universitetin e Malit të Zi, ishte panelistja e ftuar në këtë workshop, ndërsa punën me të rinj e udhëhoqi trajnerja Sabra Deçeviq.

workshop 04

Aktiviteti ishte pjesë e projektit „Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik“ të cilin Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Podgoricë, në kuadër të programit „U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program“.

LOGOS - header