Qendra Burimore Horizonti i Ri prezanton organizatën joqeveritare „Eduko Plus“, me seli në Ostros, në komunën e Tivarit, e cila përmes veprimtarisë së saj kontribuon në zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve nga Kraja, nëpërmjet edukimit joformal, programeve edukative dhe aktiviteteve të orientuara drejt pjesëmarrjes së tyre aktive në komunitet.

Përmes projekteve dhe nismave të ndryshme, organizata synon t’u mundësojë fëmijëve dhe të rinjve nga zonat rurale qasje në njohuri dhe përmbajtje të rëndësishme për zhvillimin e tyre personal, arsimimin dhe angazhimin shoqëror. Nëpërmjet punëtorive edukative, vizitave studimore, trajnimeve dhe aktiviteteve publike, Eduko Plus trajton tema të ndryshme – nga të drejtat e njeriut dhe qytetaria aktive, te vullnetarizmi dhe mirëkuptimi ndërkulturor, e deri te vlerat e Bashkimit Evropian.

119575121 146299223829297 1074191194357639171 n

472431425 1118581733267703 1727042982637099266 n

Një vlerë e veçantë e punës së kësaj organizate qëndron në faktin se aktivitetet e saj realizohen në gjuhën shqipe, e cila është gjuhë amtare e një numri të madh të fëmijëve dhe të rinjve të kësaj zone. Në këtë mënyrë, Eduko Plus synon t’i bëjë përmbajtjet edukative më të qasshme dhe më të përshtatura për të rinjtë e komunitetit lokal, duke krijuar një hapësirë ku ata mund të mësojnë lirshëm, të parashtrojnë pyetje, të shkëmbejnë mendime dhe të zhvillojnë qëndrimet e tyre.

Përmes programeve të saj, organizata nuk përqendrohet vetëm në përcjelljen e njohurive, por edhe në zhvillimin e aftësive praktike dhe nxitjen e të rinjve për të qenë pjesëtarë aktivë të komunitetit të tyre. Pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen me të drejtat e tyre, të mësojnë më shumë rreth mundësive për angazhim shoqëror, të zhvillojnë frymën e vullnetarizmit dhe, përmes punës së përbashkët, të njihen me të rinj të tjerë dhe perspektiva të ndryshme.

473074592 1123305732795303 2837908905710012323 n

770823199 1130238922866337 4865392743158859856 n

472769155 1120191636440046 1716233391244010255 n

Gjatë viteve të kaluara, Eduko Plus ka realizuar disa projekte që i kushtohen edukimit dhe fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve. Ndër to veçohen:

🟠 „Edukimi mbi vlerat e shoqërisë civile“ (2020) – i financuar nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, me fokus në ngritjen e vetëdijes së të rinjve për multikulturalizmin.
🟠 „Komuniteti im, e drejta ime!“ (2021) – i mbështetur nga Komuna e Tivarit, përmes të cilit të rinjtë mësuan mbi të drejtat e njeriut dhe rëndësinë e tyre në jetën e përditshme.
🟠 „Edukimi i të rinjve mbi sëmundjet e varësisë“ (2022) – gjithashtu i mbështetur nga Komuna e Tivarit, me fokus në informimin dhe ngritjen e vetëdijes së të rinjve për problemet që lidhen me varësinë dhe parandalimin e tyre.
🟠 Projekti aktual „Të përgatitur për BE-në!“ (2026) – i mbështetur nga Komuna e Tivarit, i cili synon njohjen e të rinjve me vlerat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, si dhe rëndësinë e tyre për shoqërinë bashkëkohore.

751563585 1113346461222250 3967997179895748527 n

Përveç aktiviteteve të projekteve, Eduko Plus organizon edhe punëtori, vizita studimore, trajnime për dhënien e ndihmës së parë dhe aktivitete me rastin e shënimit të datave të rëndësishme ndërkombëtare, duke u ofruar të rinjve mundësinë që njohuritë e fituara përmes edukimit t’i ndërlidhin me përvojat praktike.

Përmes punës së saj shumëvjeçare, Eduko Plus krijon një hapësirë ku edukimi nuk kufizohet nga vendbanimi apo gjuha, por përfaqëson një mundësi për zhvillim, ndërlidhje dhe pjesëmarrje aktive. Me programet e saj, organizata kontribuon në krijimin e gjeneratave të të rinjve që i njohin më mirë të drejtat e tyre, respektojnë dallimet, zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe kanë më shumë njohuri dhe vetëbesim për të marrë pjesë në proceset shoqërore.

KONTAKTET:
Shoqata joqeveritare „EDUKO PLUS“
Adresa: Ostros pn, Tivar
E-mail: edukoplus.ngo@gmail.com
Facebook: EDUKO PLUS
Instagram: Eduko Plus


Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.
Picture1