Shoqata joqeveritare „Fuqia Prindërore Tivar (Roditeljska snaga Bar)“, me seli në Tivar, është themeluar në vitin 2024, me qëllim ofrimin e mbështetjes për familjen, fëmijët dhe të rinjtë përmes edukimit, parandalimit dhe promovimit të marrëdhënieve të shëndetshme familjare. Si organizatë jofitimprurëse, vullnetare dhe jopartiake, Shoqata zhvillon programe që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt, nxitës dhe mbështetës për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, si dhe në forcimin e rolit të familjes në komunitet.
Veprimtaria e Shoqatës përfshin organizimin e punëtorive edukative për fëmijë dhe prindër, ligjëratave profesionale, tryezave të diskutimit dhe paneleve, si dhe programeve mbështetëse për gratë shtatzëna dhe nënat pas lindjes. Vëmendje të veçantë i kushton zhvillimit të kompetencave prindërore, përmirësimit të shëndetit mendor, parandalimit të dhunës dhe varësive, sigurisë së fëmijëve në mjedisin digjital, si dhe zhvillimit të aftësive sociale dhe emocionale tek më të vegjlit.

Ndër iniciativat më të spikatura të Shoqatës veçohen Festivali Familjar i Tivarit (Porodični Bar Fest) dhe Olimpiada Familjare (Porodična olimpijada), aktivitete që bashkojnë fëmijët, prindërit, institucionet arsimore, ekspertët, organizatat dhe aktorë të tjerë të komunitetit. Rëndësia e tyre qëndron jo vetëm në nxitjen e aktiviteteve të përbashkëta, lojës dhe të mësuarit, por edhe në kultivimin e solidaritetit, empatisë dhe përgjegjësisë ndaj të tjerëve. Dimensioni humanitar i këtyre aktiviteteve kontribuon veçanërisht në afrimin e familjeve dhe në nxitjen e fëmijëve që, që në moshë të hershme, të kuptojnë rëndësinë e ndihmës dhe veprimit të përbashkët.

Një pjesë e rëndësishme e punës së Shoqatës është bashkëpunimi me institucionet lokale, shkollat, institucionet shëndetësore dhe sociale, ekspertët, organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e biznesit. Përmes këtyre partneriteteve, „Fuqia Prindërore Tivar“ synon t’u përgjigjet nevojave të familjeve dhe të kontribuojë në zhvillimin e formave më të larmishme dhe më të qasshme të mbështetjes në komunitet.
Duke u mbështetur në bindjen se një familje e fortë dhe një mjedis mbështetës janë thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe mirëqenien e të gjithë komunitetit, Shoqata vazhdon të zhvillojë programe që ndërthurin edukimin, parandalimin, humanizmin dhe frymën e bashkësisë.

📍 Kontaktet:
👤 Sanja Smolović – Kryetare e Shoqatës
📞 Telefoni: 068 203 683
✉️ E-mail: info@snagaroditelja.me
📱 Instagram: NU Roditeljska snaga Bar
🌐 Facebook: NU Roditeljska snaga Bar
Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.








