Të mërkurën, më 15 prill 2026, në ambientet e Qendrës Burimore “Horizonti i Ri”, u mbajt një takim konsultativ me përfaqësues të organizatave lokale të shoqërisë civile me temën “Përditësimi i statusit pranë bankave komerciale”. Kjo çështje, kohët e fundit është bërë aktuale për punën e sektorit joqeveritar në Mal të Zi.
Takimi u organizua si përgjigje ndaj numrit në rritje të njoftimeve që organizatat kanë marrë nga bankat komerciale, të cilat lidhen me nevojën për plotësimin e dokumentacionit dhe nënshkrimin e formularit KYC (Know Your Client – Njih Klientin Tënd). Kjo procedurë përfaqëson një mekanizëm standard që bankat përdorin për identifikimin më të mirë të klientëve, garantimin e transparencës së veprimtarisë dhe respektimin e rregullativave ndërkombëtare.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre në komunikimin me banka të ndryshme, ku u vu re se procedurat dhe kërkesat ndryshojnë ndjeshëm. Në disa raste, organizatat janë përballur me kërkesa të gjera për dokumentacion dhe me përditësime të shpeshta të të dhënave, gjë që paraqet një barrë shtesë administrative dhe kërkon kohë të konsiderueshme.
Takimi konsultativ shërbeu si një hapësirë për shkëmbimin e informacioneve, sqarimin e paqartësive dhe krahasimin e praktikave të institucioneve të ndryshme financiare. Pjesëmarrësit analizuan së bashku sfidat me të cilat përballen dhe diskutuan për mënyrat e mundshme të menaxhimit më efikas të proceseve të përditësimit të dokumentacionit dhe komunikimit me bankat.
Qendra Burimore “Horizonti i Ri” do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për organizatat lokale të shoqërisë civile përmes informimit, këshillimit dhe asistencës praktike, me qëllim lehtësimin e punës së tyre të përditshme dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat e institucioneve përkatëse.
Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.







