Qendra Burimore për organizatat e shoqërisë civile në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të trajnimeve për vitin 2026, organizon trajnim në temën “Hartimi i planit për mbledhjen e fondeve”.

Qëllimi i këtij trajnimi është i orientuar në ndërtimin e kapaciteteve të pjesëmarrësve për planifikim dhe menaxhim të suksesshëm organizativ dhe financiar në organizatat e shoqërisë civile. Fokus i veçantë do t’i kushtohet qëndrueshmërisë financiare të organizatave dhe hartimit të një plani për mbledhjen e fondeve për financimin e tyre.

Për ndjekjen e trajnimit mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile duke deleguar një përfaqësues që është aktivisht i përfshirë në punën e organizatës. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet bazuar në motivimin e tyre, ndërsa përparësi do të kenë organizatat, përfaqësuesit e të cilave nuk kanë marrë pjesë më parë në trajnime të ngjashme. Do të përzgjidhen gjithsej 16 përfaqësues (një përfaqësues për organizatë).

Trajnimi do të mbahet më 15–16 maj 2026 në Nikshiq, në hotelin Onogosht.

Përfaqësuesit që dëshirojnë të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në linkun:
https://forms.gle/kTtA3p6GasjvzMhv5 , jo më vonë se 6 maj 2026 (deri në orën 15:00).

Rrjeti i Qendrave Burimore, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materialet, akomodimin, ushqimin dhe freskimet për pjesëmarrësit. Shpenzimet e transportit do të rimbursohen në bazë të biletave të autobusit që pjesëmarrësit paraqesin, si dhe në bazë të kostos së karburantit të përllogaritur në faqen Michelin (është e nevojshme të bashkëngjitet fatura e karburantit).

Aplikimet e dërguara pas përfundimit të afatit dhe aplikimet e paplota nuk do të merren në shqyrtim.

Për çdo pyetje shtesë mund të na kontaktoni përmes emailit: crnvo@crnvo.me ose në numrat e telefonit: (+382) 20 219 120, 219 121.


Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.

PARTNERI MREŽA