Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të Trajnimeve për vitin 2025, organizon trajnimin me temën “Marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimi i rrjeteve sociale”.
Qëllimi i këtij trajnimi është përvetësimi i njohurive mbi konceptin e komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe me mediat. Gjithashtu, trajnimi synon t’u ofrojë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile aftësi dhe informacione të nevojshme për analizën, vlerësimin dhe krijimin e mesazheve efektive në një gamë të gjerë mediash digjitale.
Për të ndjekur këtë trajnim mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile, duke deleguar një përfaqësues që është i përfshirë në mënyrë aktive në punën e organizatës.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet në bazë të motivimit të tyre, me përparësi kanë organizatat që nuk kanë marrë pjesë më parë në trajnime të ngjashme. Do të përzgjidhen gjithsej 16 përfaqësues (një për çdo organizatë).
Trajnimi do të mbahet më 19 – 21 shkurt 2026, në Petrovac, hotel Monte Casa.
Përfaqësuesit që dëshirojnë të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim duhet të plotësojnë formularin e aplikimit përmes linkut
https://forms.gle/T4jfN6uT4BMkQsPM9, më së voni deri më 12 shkurt 2026, ora 15:00.
Rrjeti RC, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materiale, akomodim, ushqim dhe pije freskuese për pjesëmarrësit.
Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen në vlerën e biletave të autobusit që pjesëmarrësit paraqesin për verifikim, si dhe në vlerën e shpenzimeve të karburantit të llogaritura në faqen e Michelin (është e nevojshme të bashkëngjitet fatura e karburantit).
Aplikimet që mbërrijnë pas afatit të përcaktuar nuk do të merren në konsiderate.
Për çdo pyetje shtesë mund të na kontaktoni me email në crnvo@crnvo.me ose me telefon në (+382) 20 219 120, 219 121.







