Organizata e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” fillon zbatimin e projektit “Të rinjtë, identiteti dhe përkatësia në procesin e integrimit”, që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve të popujve pakicë përmes programeve të edukimit joformal, dialogut ndërkulturor dhe promovimit të diversitetit kulturor i cili realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.
Gjatë implementimit të projektit, të rinjtë pjesmarrës do të përfshihen në një program të gjërë edukativ që përmban: shkollën mbi vlerat identitare dhe proceset e integrimit, punëtori mbi gjuhën, kulturën, traditën, përballjen me stereotipet dhe diskriminimin, si dhe rolin e të rinjëve në ruajtjen e identitetit. Në qendër të projektit do të jetë kampi edukativ Plavë e Guci, pastaj vizitat studimore në institucione kulturore dhe arsimore; fushata digjitale e fokusuar në promovimin e vlerave të identitetit dhe proceseve integruese. Aktiviteti përmbyllës do të përfshijë prezantimin e rezultateve të projektit dhe shpërndarjen e diplomave për pjesmarrësit.
Në kuadër të projektit, të rinjtë do të informohen për ecurinë dhe arritjet e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke analizuar edhe sfidat që ky proces sjell në raport me vlerat identitetit dhe promovimin e diversiteit.
Projekti synon të fuqizojë kompetencat e aktivistëve rinor nga Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia për përfshirjen në proceset integruese, si dhe formimin e një grupi liderësh të rinj për tu angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të mjeriut, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror.
REALIZIMI I PROJEKTIT
- KAMPI EDUKATIV ME TË RINJTË
Të rinjtë nga Ulqini nga Ulqini, Tuzi, Plava e Gucia diskutuan mbi vlerat identitare dhe rolin e tyre në proceset integruese.
Programi i kampit ka përfshirë këto aktivitete: shkollën mbi vlerat identitare dhe proceset e integrimit, punëtori mbi gjuhën, kulturën, traditën, përballjen me stereotipet dhe diskriminimin, si dhe rolin e të rinjëve në ruajtjen e identitetit.
Në fund të realizimit të Kampit 3 – ditor morëm përshtypjet e të rinjëve lidhur me eksperiencën gjatë Kampit edukativ.








