Qendra Burimore për organizatat e shoqërisë civile në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të trajnimeve për vitin 2025, organizon trajnim me temën “Zhvillimi i planit të menaxhimit të burimeve njerëzore”.
Qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i kapaciteteve të strukturës drejtuese të OJQ-ve për tërheqjen, mbajtjen dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, me qëllim krijimin e një ekipi efikas, efektiv dhe profesional. Trajnimi fokusohet në parimet bazë të menaxhimit të burimeve njerëzore, motivimin e të punësuarve, planifikimin e burimeve njerëzore, zgjidhjen e problemeve që lindin nga ndërveprimi mes njerëzve në vendin e punës, si dhe në të gjithë elementët e tjerë që janë të rëndësishëm për funksionimin e suksesshëm të një organizate joqeveritare.
Në trajnim janë siguruar 16 vende për përfaqësues të 8 organizatave të shoqërisë civile mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara (nga 2 përfaqësues për çdo organizatë, të cilët janë të përfshirë aktivisht në punën e organizatës).
Kushtet e aplikimit:
Për ndjekjen e trajnimit mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara, buxheti i të cilave për vitin paraprak nuk ka qenë më i vogël se 10.000 euro, duke deleguar 2 përfaqësues që janë të përfshirë aktivisht në punën e organizatës. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet në bazë të motivimit të tyre, me përparësi për organizatat përfaqësuesit e të cilave deri më tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime të ngjashme.
Mënyra e aplikimit:
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara që dëshirojnë të aplikojnë për ndjekjen e trajnimit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe ta dërgojnë atë në adresën e e-mailit crnvo@crnvo.me, jo më vonë se data 27 nëntor 2025, deri në orën 15:00.
Vendi dhe koha e mbajtjes së trajnimit:
4–6 dhjetor 2025, hoteli Bianca, Kolashin.
CRNVO, si organizator i trajnimit, do të sigurojë akomodimin, ushqimin dhe pijet freskuese për pjesëmarrësit. Shpenzimet e transportit do të rimbursohen në vlerën e biletave të autobusit që pjesëmarrësit paraqesin për verifikim, si dhe në vlerën e shpenzimeve të karburantit të llogaritura në faqen Michelin (është e nevojshme të bashkëngjitet fatura e karburantit – një makinë për organizatë).
Aplikimet që dorëzohen pas afatit dhe aplikimet e paplota nuk do të merren në shqyrtim.







