Horizonti i Ri nisë realizimin e një projekti të ri të quajtur “TË RINJTË NË DIALOGUN NDËRKULTUROR”.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është edukimi i të rinjve nga Ulqini për konceptin e interkulturalizmit dhe fuqizimi i tyre për promovimin e një kulture tolerance, vlerësimin e diversitetit dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë, si në nivel lokal poashtu edhe në atë shtetëror.

Përmes këtij projekti, i cili do të zgjasë nëntë muaj, do të punojmë me 25 aktivistë të rinj për të krijuar një grup liderësh të ardhshëm me kompetenca të forcuara ndërkulturore, duke u fokusuar në dy dimenzionet kryesore të edukimit ndërkulturor: respektimi i diversitetit dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Aktivitetet e planifikuara si pjesë e këtij projekti janë: Shkolla e dialogut ndërkulturor, takimet ndërkulturore të të rinjve, fushata mediatike dygjuhësore dhe takimi final – ndarja e diplomave për pjesëmarrësit e projektit.

Ky projekt zbatohet në parneritet me OJQ “Këndi i Tolerancës”, në kuadër të fushës së Mbrojtjes dhe Avancimit të të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave – Interkulturalizmi për vitin 2024, i mbështetur nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave e Malit të Zi.


IMPLEMENTIMI I PROJEKTIT

AKTIVITETI 1
Me datën 13.09.2024 organizuam aktivitetin iniciues të projektit “Të rinjtë në dialogun ndërkulturor”.
Në hapjen e projektit morën pjesë: kryetari i Komunës së Ulqinit z. Genci Nimanbegu; kryetarja e Parlamenti Lokal, znj. Ivana Popoviq; Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë për Interkulturalizëm në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave znj. Milla Popoviq si dhe zyrtari i kësaj drejtorie për marrëdhënie me OJQ-të z. Kristjan Dukaj. Të rinjtë pjesëmarrës në projekt, zhvilluan një seancë diskutimi me titullarët e pranishëm, drejtuan pyetje dhe paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me mundësitë e përfshirjes së të tyre në procesin e vendimmarrjes.


AKIVITETI 2

Në kuadër të projektit “Të rinjtë në dialogun ndërkulturor”, i cili mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave – Drejtoria për Interkulturalizëm, realizuam një panel diskutimi me përfaqësuesë të Komunës së Ulqinit dhe aktivistëve rinor.
Panelistet e ftuara, Merita Subashiq – sekretare për Kulturë dhe Veprimtari Shoqërore, Enisa Martinoviq – sekretare për Rini dhe Sport dhe Aldina Koliq Nikoçeviq – udhëheqëse e sektorit për veprimtari shoqërore ndanë pikëpamjet dhe përvojat e tyre mbi përfshirjen e të rinjve në politikat kulturore, programet edukative dhe proceset shoqërore në nivelin lokal.


AKIVITETI 3

Me datën 12.11.2024, në Librarirnë “Ulqini” organizuam workshopin e tretë me radhë në kuadër të projektit “Të rinjtë në dialogun ndërkulturor”. Me aktivistët rinor punuam në avancimin e teknikave të komunikimit dhe thyerjen e paragjykimeve. Panelin e moderoi trajneria Sabra Deceviq.

AKIVITETI 4
Me datën 26.02.2025. zhvilluam modulin e fundit të programi të edukimit joformal për të rinjtë “Shkolla e Dialogut Ndërkulturor”
Përmes debateve, ushtrimeve, prezantimeve, dialogut dhe punës në grup, 25 aktivistë rinor zhvilluan kompetencat e tyre ndërkulturore dhe mësuan si të ndërtojnë besim të ndërsjellë, mirëkuptim dhe respekt për diversitetin.

AKIVITETI PËRBMYLLËS
Në Ulqin, me një ceremoni solemne të ndarjes së diplomave, është përmbyllur zyrtarisht projekti “Të rinjtë në dialogun ndërkulturor”. Në ceremoninë e ndarjes së diplomave, e cila u organizua në fund të projektit, të pranishmëve iu drejtuan përfaqësuesit e institucioneve. Diplomat u shpërndanë nga drejtoresha e përgjithshme e Drejtoratit për ndërkulturalizëm, Mila Popoviq, dhe Kristjan Dukaj, zyrtar për bashkëpunim me organizatat joqeveritare në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave. Me këtë rast, u theksua rëndësia e programeve të tilla në promovimin e respektit të ndërsjellë, tolerancës dhe bashkëjetesës.
 
490888686 1080468454123636 1723212694606517801 N

Header