Qendra Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të Trajnimeve për vitin 2025, organizon trajnim në temën “Menaxhimi i ciklit të projektit”
📅 Data: 3 – 5 qershor 2025
🌐 Platforma: ZOOM
Qëllimi i trajnimit
Trajnimi ka për qëllim që 16 përfaqësues/e të organizatave të shoqërisë civile mesatarisht të zhvilluara, të fitojnë njohuri praktike dhe teorike për përgatitjen e propozimeve të projekteve për financim nga fondet e Bashkimit Evropian.
Pjesëmarrësit/et do të njihen me:
– rregullat për përgatitjen e propozimeve për fondet e BE-së,
– qasjen e kornizës logjikë,
– hartimin e buxhetit,
– rregullat e dukshmërisë, dhe
– raportimin ndaj Komisionit Evropian.
Kush mund të aplikojë?
✅ Organizatat e shoqërisë civile mesatarisht të zhvilluara dhe të zhvilluara
✅ Buxheti vjetor i organizatës për vitin e kaluar: minimumi 10,000 euro
✅ Mund të aplikojnë me 2 përfaqësues/e aktiv/e në punën e organizatës
🔹 Përzgjedhja bëhet mbi bazën e motivimit
🔹 Përparësi kanë organizatat që nuk kanë marrë pjesë më parë në trajnime të ngjashme
Si të aplikoni?
Plotësoni formularin e aplikimit
Dërgojeni në: crnvo@crnvo.me
Afati i fundit: 28.05.2025 në ora 16:00
📎 Formulari i aplikimit KËTU
📞 Për më shumë informacione:
Email: crnvo@crnvo.me
Tel: (+382) 20 219 120, 219 121