Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të Trajnimeve për vitin 2025, organizon trajnim në temën Monitorimi i politikave publike.
Qëllimi i trajnimit është njohja e pjesëmarrësve me konceptet bazë që lidhen me monitorimin dhe vlerësimin e politikave publike, siç janë: përkufizimet dhe karakteristikat e politikave publike, procesi i miratimit të politikave publike në nivel kombëtar dhe lokal, qëllimi i monitorimit të politikave publike, monitorimi i aktorëve të politikave publike, llojet e monitorimit dhe qasjet në monitorim.
Për pjesëmarrje në trajnim mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile duke deleguar një përfaqësues/e që është i/e përfshirë aktivisht në punën e organizatës. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet në bazë të motivimit të tyre, me përparësi për organizatat përfaqësuesit/et e të cilave deri më tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime të ngjashme. Do të përzgjidhen gjithsej 16 përfaqësues (një përfaqësues për organizatë).
Trajnimi do të mbahet më 26–27 qershor 2025, në Andrijevicë, hoteli Komovi.
Përfaqësuesit/et që dëshirojnë të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe t’i dërgojnë në adresën e emailit: crnvo@crnvo.me voni deri më 19 qershor 2025, ora 15:00.
→ Klikoni dhe shkarkoni formularin publik
Rrjeti i Qendrave Burimore, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materiale, akomodim, ushqim dhe pije freskuese për pjesëmarrësit e trajnimit.
Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen në vlerën e biletave të autobusit që pjesëmarrësit paraqesin për verifikim dhe në vlerën e shpenzimeve të karburantit të llogaritura në faqen Michelin (është e nevojshme të bashkëngjitet fatura e karburantit).
Aplikimet që mbërrijnë pas afatit dhe aplikimet e paplota nuk do të merren në shqyrtim.
Për çdo pyetje shtesë mund të na kontaktoni me email në crnvo@crnvo.me ose me telefon në (+382) 20 219 120, 219 121.







