OJQ Horizonti i Ri – si pjesë e Rrjetit të Qendrave Burimore në Mal të Zi shpall:
Thirrje publike
për përgatitjen falas të faqeve të internetit – prezantimeve online
për organizatat joqeveritare më pak të zhvilluara në Mal të Zi
Rrjeti i Qendrave Burimore për OJQ-të në Mal të Zi përfaqëson një sistem mbështetjeje për organizatat joqeveritare që përfshin të gjitha aspektet e punës së tyre dhe zhvillimit të kapaciteteve, duke filluar nga shërbimet bazë të help desk-ut, ndërtimi i kapaciteteve përmes një sërë trajnimesh, e deri te hulumtimet mbi gjendjen e shoqërisë civile.
Me qëllim sigurimin e nivelit më të lartë të transparencës, përgjegjshmërisë dhe dukshmërisë së organizatave joqeveritare, Rrjeti do t’u ofrojë OJQ-ve mundësinë e përgatitjes falas të një faqeje interneti, e cila do t’u mundësojë publikimin e të dhënave mbi organizatën, aktivitetet, projektet, raportet, publikimet dhe materiale të tjera. Në këtë mënyrë do të rritet transparenca, dukshmëria, përgjegjshmëria dhe shtrirja e punës së organizatave joqeveritare.
Gjatë përzgjedhjes së organizatave që do të përfitojnë nga shërbimi i përgatitjes së faqes së internetit, do të merren parasysh kriteret e mëposhtme:
-
Aktiviteti i organizatës,
-
Përdorimi i mundësive ekzistuese falas për rritjen e transparencës,
-
Zotërimi i aftësive bazë për përdorimin e faqes së internetit,
-
Motivimi për krijimin e faqes,
-
Madhësia e organizatës (buxheti vjetor), dhe
-
Fakti që organizata ende nuk ka faqe interneti.
Organizatat joqeveritare mund të aplikojnë për përgatitjen e faqes së internetit përmes linkut.
Pas pranimit të aplikimit, RRJETI do të kontaktojë kandidatët dhe do të përcaktojë hapat e mëtejshëm.
Mbështetja për përgatitjen e faqeve të internetit sigurohet përmes programit „Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi“, i cili zbatohet në bashkëpunim nga Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), OJQ Qendra Demokratike e Bijelo Poles, OJQ Aktivna Zona dhe OJQ Horizonti i Ri (qendra rajonale burimore për rajonin verior, qendror dhe jugor), si dhe zyrat lokale të OJQ Bonum, OJQ Nada dhe OJQ Natura.
Projekti është mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal-Investues dhe e Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.







