Para jush gjendet Katalogu i Trajnimeve të Rrjetit të Qendrave Burimore të Malit të Zi për organizatat e Shoqërisë Civile për vitin 2025.
Ju ftojmë të lexoni se çfarë kemi përgatitur për ju. Katalogu përmban informacione rreth trajnimeve që do të organizohen gjatë vitit 2025 për organizatat e shoqërisë civile.
Në katalog përveç të tjerave, mund të gjeni përshkrimin e trajnimeve, si dhe muajt kur do të realizohen ato. Thirrjet publike për pjesëmarrësit do të publikohen në faqen e internetit www.crnvo.me dhe në faqen e internetit të Rrjetit të Qendrave Burimore, si dhe përmes listës së postës elektronike të CRNVO dhe rrjeteve sociale (Facebook, Instagram). Thirrjet do të përmbajnë informacione shtesë rreth trajnimeve (lokacioni, data e mbajtjes, etj.), formularin e aplikimit dhe kriteret e qarta për përzgjedhjen e pjesëmarrësve.
Trajnimet që përfshihen në këtë katalog janë aktivitete të projektit “Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi”, i cili realizohet në partneritet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), OJQ Bjelopoljski demokratski centar, OJQ Aktivna Zona dhe OJQ Horizonti i Ri (qendrat burimeve për rajonin verior, qendror dhe jugor), si dhe zyrat lokale OJQ Bonum, OJQ Nada dhe OJQ Natura. Programi zbatohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investues dhe e Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.
