Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të Trajnimeve për vitin 2025, organizon trajnimin me temën “Marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimi i rrjeteve sociale”.
Qëllimi i këtij trajnimi është përvetësimi i njohurive mbi konceptin e komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe me mediat. Gjithashtu, trajnimi synon t’u ofrojë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile aftësi dhe informacione të nevojshme për analizën, vlerësimin dhe krijimin e mesazheve efektive në një gamë të gjerë mediash digjitale.
Për të ndjekur këtë trajnim mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile, duke deleguar një përfaqësues që është i përfshirë në mënyrë aktive në punën e organizatës.
Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet në bazë të motivimit të tyre, me përparësi kanë organizatat që nuk kanë marrë pjesë më parë në trajnime të ngjashme. Do të përzgjidhen gjithsej 16 përfaqësues (një për çdo organizatë).
Trajnimi do të mbahet më 19 – 21 qershor 2025, në Andrijevicë, hotel Komovi.
Përfaqësuesit që dëshirojnë të aplikojnë duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe t’i dërgojnë vetëm në adresën e e-mailit crnvo@crnvo.me, më së voni deri më 12 qershor 2025, në orën 15:00.
Rrjeti i Qendrave Burimore, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materialet për punë, akomodimin dhe ushqimin për pjesëmarrësit në trajnim.Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen në shumën e biletave të autobusit që pjesëmarrësit do të dorëzojnë për verifikim, si dhe në shumën e shpenzimeve të karburantit të llogaritura sipas faqes Michelin (është e domosdoshme të bashkëngjitet fatura për karburantin).
Aplikimet që arrijnë pas afatit dhe ato të paplota nuk do të merren në konsideratë.
Për çdo pyetje shtesë, mund të na kontaktoni përmes e-mailit: crnvo@crnvo.me ose në numrat e telefonit: (+382) 20 219 120.







