Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi, në kuadër të Katalogut të Trajnimeve për vitin 2026, organizon trajnimin mbi temën “Monitorimi i politikave publike”.

Qëllimi i trajnimit është njohja e pjesëmarrësve me konceptet bazë që lidhen me monitorimin dhe vlerësimin e politikave publike, si: përkufizimet dhe karakteristikat e politikave publike, procesi i miratimit në nivel kombëtar dhe lokal, qëllimi i monitorimit, monitorimi i aktorëve të politikave publike, llojet e monitorimit dhe qasjet në monitorim.
Për ndjekjen e trajnimit mund të aplikojnë organizatat e shoqërisë civile duke deleguar një përfaqësues që është i përfshirë në mënyrë aktive në punën e organizatës. Përzgjedhja e pjesëmarrësve do të bëhet në bazë të motivimit të tyre, me përparësi për organizatat e të cilave deri më tani nuk kanë marrë pjesë në trajnime të ngjashme. Do të përzgjidhen gjithsej 16 përfaqësues (një përfaqësues për çdo organizatë).

Trajnimi do të mbahet më: 2 – 3 tetor 2026, në Mojkovc, Imanje Rakoçeviq.

Përfaqësuesit që dëshirojnë të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnim duhet të plotësojnë FORMULARIN E APLIKIMIT dhe ta dërgojnë atë në adresën e emailit crnvo@crnvo.me, jo më vonë se 23 shtator 2026, deri në ora 15:00.

Rrjeti i Qendrave Burimore, si organizator i trajnimit, do të sigurojë materiale, akomodim, ushqim dhe pije freskuese për pjesëmarrësit e trajnimit.
Shpenzimet e transportit do të rimbursohen në vlerën e biletave të autobusit që pjesëmarrësit paraqesin për verifikim, si dhe në vlerën e shpenzimeve të karburantit të llogaritura sipas faqes Michelin (është e nevojshme të bashkëngjitet fatura e karburantit).

Aplikimet që mbërrijnë pas afatit dhe aplikimet e paplota nuk do të merren në shqyrtim.

Për çdo pyetje shtesë, mund të na kontaktoni në mënyrë elektronike në crnvo@crnvo.me ose me telefon në numrat (+382) 20 219 120, 219 121.


Partneri mreŽa