Të premten, më 13 shkurt 2026, u mbajt një takim konsultativ në Qendrën Burimore për OJQ-të – Horizonti i Ri në Ulqin, me ministrin në Qeverinë e Malit të Zi, Ernad Suljević, dhe bashkëpunëtorët e tij nga Ministria e Zhvillimit Rajonal-Investues dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.
Në takim morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare nga Ulqini dhe Tivari, të cilët përmes punës së tyre të përditshme kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për dialog të hapur dhe konstruktiv, shkëmbim përvojash nga terreni dhe shqyrtim të përbashkët të sfidave me të cilat përballet sektori i OJQ-ve.
Ministri Suljević, ndër të tjera, theksoi gatishmërinë për avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit me organizatat joqeveritare lokale, duke nënvizuar se OJQ-të duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe se të gjithë duhet të kenë mundësi të njëjta në proceset e shpërndarjes së fondeve. Ai vlerësoi se takime të tilla janë të rëndësishme për gjetjen e zgjidhjeve konkrete ndaj sfidave me të cilat përballet sektori.
Veçanërisht, ai njoftoi një iniciativë për krijimin e linjave të veçanta të mbështetjes përmes sigurimit të mjeteve shtesë buxhetore të dedikuara për organizatat më të vogla joqeveritare, me qëllim që t’u mundësohet pjesëmarrje më e barabartë dhe forcimi i kapaciteteve të tyre. Gjithashtu, ministri u angazhua për sensibilizimin shtesë të ministrive të tjera në drejtim të shpalljes së konkurseve publike brenda afateve të parapara, gjë që do të kontribuonte në rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë së financimit të sektorit të OJQ-ve.

Ky aktivitet është pjesë e Programit “Rrjeti i qendrave burimore të Malit të Zi”, i cili mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve dhe Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare, ndërsa zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatatave Joqeveritare (qendra kombëtare burimore), Aktivna Zona, Qendra Demokratike e Bijello Poles dhe Horizontit të Ri (qendra rajonale burimore), si dhe OJQ-të Natura, Bonum dhe Nada në rolin e zyrave lokale.