Në qytetin e Tivarit, më 12 qershor 2025, u mbajt takimi konsultativ me organizatat joqeveritare në temën: “Masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit – mes mbikëqyrjes së arsyeshme dhe presionit ndaj OJQ-ve”.

Qëllimi i këtij takimi, i cili mblodhi përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga komunat bregdetare, ishte të prezantojë procesin e hartimit të Analizës së rrezikut nga keqpërdorimi i organizatave jofitimprurëse për qëllime të financimit të terrorizmit, me fokus të veçantë në segmentin që lidhet me punën e OJQ-ve.

Në cilësinë e panelistës kryesore, znj. Sanda Vuçiq nga Sektori për punë financiare-informative në Drejtorinë e Policisë, foli për përgatitjen e Vlerësimit të ri të rrezikut nga keqpërdorimi i organizatave jofitimprurëse, i cili realizohet çdo tre vjet. Siç theksoi ajo, qëllimi i këtij vlerësimi është të identifikojë segmentet më të ndjeshme dhe të përcaktojë masa që ndihmojnë në mbrojtjen e organizatave nga keqpërdorimi i mundshëm. Ajo gjithashtu prezantoi aktivitetet që po realizohen në kuadër të këtij procesi analize.

Drejtoresha ekzekutive e CRNVO, znj. Zorana Markoviq, prezantoi Rekomandimin nr. 8 të Task Forcës për Veprim Financiar (FATF), i cili synon të kufizojë ndikimin negativ dhe kufizues të masave të kontrollit mbi funksionimin normal të organizatave joqeveritare. Ajo kujtoi gjithashtu se transparenca në punën e sektorit civil mund të ndihmojë në uljen e rrezikut, por theksoi se masat e kontrollit nuk duhet të jenë penguese, pasi mund të dëmtojnë funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e organizatave.

Foto grupi+

Koordinatori i Qendrës Burimore “Horizonti i Ri” nga Ulqini, z. Nazif Veliq, foli për kontributin që Rrjeti i Qendrave Burimore po jep në këtë proces, si dhe për forcimin e përgjithshëm të kapaciteteve të OJQ-ve në Mal të Zi, përmes mbështetjes profesionale në sfidat e përditshme me të cilat ato përballen.

Gjatë takimit u hap një diskutim mbi zbatimin e masave për uljen e rrezikut nga keqpërdorimi i organizatave jofitimprurëse për qëllime të financimit të terrorizmit, si dhe për mënyrat në të cilat organizatat joqeveritare mund të kontribuojnë në hartimin e një Analize të rrezikut që do të çojë në masa të cilat sigurojnë kushte për funksionim të papenguar të OJQ-ve.

Aktiviteti është pjesë e programi “Rrjeti i Qendrave Burimore në Mal të Zi” i cili zbatohet nga Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) në partneritet me Qendrat Rajonale Burimore dhe zyrat lokale – OJQ Horizonti i Ri, OJQ Qendra Demokratike Bijelo Polje, OJQ Aktivna Zona , OJQ Natura, OJQ Bonum si dhe OJQ Nada Herceg Novi.
Programi realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investues dhe e Bashkëpunimit me Organizatat Joqeveritare.


Picture1