🚀 Je një i ri me ide? Aktivist rinor? Përfaqësues i gjeneratës së re të liderëve nga Ulqini?
🎓 Apliko për një trajnim dyditor ku do të eksplorojmë konceptin e demokracisë, pjesëmarrjen qytetare dhe angazhimin rinor, përfshirjen e pakicave dhe barazinë në shoqëri.
✨ Përmes punëtorive interaktive, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë rolin e të rinjve në proceset e vendimmarrjes, aktivizmin rinor dhe koncepte tjera me interes për të rinjtë. Ata do të njihen me një udhëzues të zhvilluar për aktivistët rinorë në kuadër të projektit dhe do të krijojnë një lojë edukative mbi demokracinë.
👥 Trajnimi do të mbledhë 20 pjesëmarrës, me një fokus të veçantë tek të rinjtë që zakonisht kanë më pak mundësi për t’u përfshirë në aktivitete rinore dhe procese vendimmarrëse.
Plotësimi i aplikacionit zgjat shumë shkurt. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen përmes telefonit.
Nxito, pasi vendet janë të kufizuara!
Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata, si dëshmi e angazhimit dhe përvojës së fituar në programin Erasmus+.
📍 Vendi: Hoteli “Nobel”, Ulqin
📅 Data: 01–02 prill 2026
🕐Ora: 09:30 – 15:00, me pushime gjatë ditës dhe drekë e përbashkët.
📩 Apliko këtu: Formulari i aplikimit
Projekti SHINE mbështetet nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+.







